Berisha: Banda e Suel Çelës dhunoi në zyrë Gledian Llatjan, qytetarët nuk kanë besim tek Policia

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi se kryebashkiaku socialist i Elbasanit Gledian Llatjan është dhunuar në zyrë nga banda e Suel Çelës.

Duke iu referuar denoncimit të një qytetari, Berisha publikon edhe emrat e dhunuesve të Llatjas, ndërsa thekson edhe faktin se Policia është vënë në shërbim të këtyre bandave. Pas këtij denoncimi, ka ardhur edhe reagimi i Llatja, që ka mohuar dhunën me argumentin se nuk ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie.

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi këtë të premte se kryebashkiaku socialist I Elbasanit Gledian Llatja  është dhunuar në zyrën e tij nga banda e Suel Çelës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha referuar mesazhit të një punonjësi të Bashkisë së Elbasanit, Berisha publikon edhe emrat e dhunuesve të Llatjas, ndërsa thekson edhe faktin se Policia është vënë në shërbim të këtyre bandave.

Jam një punonjës në Bashkinë e Elbasanit dhe dua të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Nuk kemi ku të ankohemi dhe nuk kemi besim te Policia e Elbasanit, sepse është nën urdhrat e banditit dhe kriminelit Suel Çela. Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje. Ju lutem, publikojeni këtë, sepse jeni i vetmi vend ku ne, qytetarët e thjeshtë, kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zëri ynë.

Pas këtij denoncimi, ka ardhur edhe reagimi i Gledjan Llatjas, i cili në një reagim për median pranë qeverise ka mohuar dhunën me argumentin se nuk ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie.

Lideri I opozitës ka denoncuar edhe më herët lidhjet e bandës së suel çelës me zyrtarët e lartë të mazhorancës socialiste.

About Redaksia

Check Also

Shehu: Sot të gjithë ne duhet të bëjmë të pamundurën të mundur!

Gjatë takimit që kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi me aleatët e Federatës së Bashkuar …