Në bashkinë Kavajë u zhvillua ceremonia e dekorimit me titullin e mirënjohjes personalitete që kanë kontribuar për kauzën shqiptare si: Ambasadori amerikan, William G. Walker.
Ceremonia u organizua nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë.
Fisnik Qosja: Të nderuar miq, sot kam nderin që të bëjmë këtë aktivitet të veçantë për miq të veçantë të Kavajës.
Kavaja është një derë e madhe dhe sot nderojmë këtë traditë të shtrenjtë të të parëve tanë, duke pritur në 26 -vjetorin e ngjarjes së Raçakut tre zëra të fuqishëm të çështjes shqiptare. Ilir Ikonomi gazetari dhe intelektuali i virtytshëm, I palodhur dhe frymëzues për të ndriçuar historinë e kombit.
Beqir Sina, përfaqësues i një familje të persekutuar antikomuniste. Simbol i një trashëgimie të dhimbshme dhe një burim force të palodhshme për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar.
Sot mblidhemi me krenari të ligjshme për të nderuar me krenari një mik të madh të kombit shqiptar. Ambasadorin William Wallker, një personalitete që do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën tonë historike si simbol i të vertetës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare. Ambsadaori Wallker. Pranoni fillimisht përshëndetjet më të ngrohta nga qyteti i Kavajës. Qytetin që simbolizon në vendin tonë, vlerat e larta të guximit ne besimin në zot dhe lirin.
Kavaja është krenarë që ka nderin që t’ju mirëprese e t’ju nderojë. Nëpërmes këtij gjesti ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë, mirënjohja jonë për ju dhe për atë që përfaqësojnë nuk do të shuhet kurrë. Sot përulemi përpara rolit tuaj të jashtëzakonshëm në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë gjatë kohëve më të vështira të historisë sonë të afërt si udhëheqës i misionit fakt mbledhës ne Kosovë.
Ju u bëtë një deshmitar përballe dhunës dhe gjenocidit. Zeri juaj pas masakrës së Reçakut trondit ndërgjegje e komunitetit ndërkombëtar dhe hodhi dritë mbi dhunë ndaj popullit të Kosovës. Ende degjohet jehona thënies tuaj që ky është “krim kundër njerzimit”.