Malkaj: Këta nuk janë rilindas, por janë plehra që na e kanë coptuar Shqipërinë!

Edhe ditën e sotme, përfaqësues, deputetë të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se, qeverinë duheta ta bësh zap e ta kontrollosh jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai.

“Zonja e zotërinj kudo e sido që jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria, nga duart e këtyre rilindasve’- u shpreh Malkaj.

“Gjyshja ime thoshte se nuk më dhemb koka në një vend. Jemi në këtë fazë që nuk na dhemb koka vetëm në një vend, por na dhemb e gjitha.

Të nderuar zonja e zotërinj, edhe ju policë ta gëzoni Shqipërinë që ka mbetur, ta gëzoni për momentin se do shitet dhe ajo copa-copa se ka dalë një, (nuk shaj as dot) por ka dalë një plehrë, që mer gjithçka që i del përpara.

E zotërinj polic edhe ju jeni për ta mbrojtur Shqipërinë, që e martë e mira.

Shqipëri, më jep nder më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Ku jemi me Naimin? Këta nuk janë rilindas, janë plehra, si nuk kam një grusht të fuqishëm tha Migjeni me ja ngjesh këtyre.

Zonja e zotërinj kudo e sido që  jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria.

Ata që dinë pak histori e dinë që populli trim i Tepelenës dhe Vlorës kanë derdhur gjak për pak vend dhe ky e shet : He mo ti mere se kot e kemi aty’.

Qeverinë duhet ta bësh zap e ta kontrollosh, jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …