Nisma e PD/ Bardhi: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur SKY ECC

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka folur për nisëm për të detyruar deputetët dhe ministra që të deklarojnë nëse kanë përdorur platformën Sky ECC, një shërbim i njohur për komunikime të siguruara, i cili është përdorur nga individë të lidhur me krimin.

Ai ka theksuar se kjo nismë është e domosdoshme për të treguar transparencë dhe ndershmëri në politikë.

Bardhi ka sqaruar se nuk po insiston që deputetët e ministrat ta kenë përdorur Sky ECC për qëllime kriminale, por ka shtuar se secili prej tyre duhet të deklarojë nëse e ka përdorur këtë platformë, pavarësisht arsyeve private. Ai ka theksuar se, për sa kohë që funksionarët e tjerë të shtetit janë detyruar të bëjnë këtë deklarim, duhet të nisin nga vetja dhe të tregojnë një standard moral.

Sipas tij, kjo është një çështje e ndershmërisë dhe është e drejtë që ata që paguhen nga taksat e qytetarëve, si për shembull një punonjës policie, të respektojnë të njëjtat kërkesa për transparencë dhe përgjegjshmëri.

“Nuk po them se deputetët e kanë përdorur për krime. Mund ta kenë përdorur për arsye private të jetës së tyre. Por secili prej nesh do duhet të deklarojë nëse e ka përdorur apo jo platformën Sky ECC. Kjo është e gjitha. Kush nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka pse të frikësohet. Për sa kohë ne ia kemi vënë detyrim funksionarëve të tjerë të shtetit, do duhet ta nisim nga vetja. Kjo është e ndershme. Sa kohë detyrojmë një funksionar policie që paguhet me 600 mijë lekë të vjetra, ne do duhet të nisim nga vetja. Ky është standardi moral”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Erion Veliaj të shkarkohet, Tirana të shkojë në zgjedhje, Rama uzurpon bashkinë e Tiranës!

Deklarata e Ilir Alimehmetit, Kryetar i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës Të …