Skandali! Gjyriqi: Kryebashkiaku nën arrest “arratiset” dhe firmos buxhetin 2025 për Tropojën

DEKLARATË PËR MEDIA ZV.DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË SIPËRMARRJES NË PD, BLERINA GJYRIQI

Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin e vitit 2025 për Bashkinë e Tropojës në 24 dhjetor 2024. Sipas denoncimit të mbërritur në Partine Demokratike  buxheti është miratuar në shkelje ligjore.

Së pari, shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim.

Së dyti, buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë.

Së treti, në ditën që ka firmosur Rexh Byberi në 6 dhjetor 2024, duke lënë  arrestin shtëpiak pa leje, kanë qenë dy kryetare në detyrë, z. Rexhë Byberi dhe znj.Zyra Islamaj kryetare e komanduar, kjo përbën shkelje nga të dy zyrtarët.

Totali i këtyre zërave shkon 530,855,476 lekë.

Bashkia ka në dispozicion në total fonde 526,933,000 lekë, por planifikon të shpenzojë 530,855,476 lekë.

3,922,476 lekë më shumë se fonde në dispzicion.

Kjo është aritmetika e një kryetari si Rexh Byberi që ka firmosur këtë buxhet në gjendje arresti.

Sipas denoncimit, 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një bashki si Tropoja ndër më të varfrat në Shqipëri, asnjë fond nuk shkon për investimet, sepse investimet e parashikuara në 2025 nuk janë gjë tjetër veçse kontrata të lidhura vite më parë, pa patur fonde sipas tabelës se paraqitur nga vetë Bashkia.

Ky është një tjetër denoncim që tregon për shkeljet që kryhen në Bashkinë e Tropojës.

Ky është standardi i një bashkie në arrest.

Në emër të Partisë Demokratike dhe të banorëve të Tropojës, kërkoj së pari zbatimin e ligjit, dhe për këtë u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë.

Së dyti, transparencë për banorët dhe qeverisje të mirë për ta.

Më 11 maj është dita kur Rexhës në Tropojë dhe padronit të tij, Edit në Tiranë, t’u japim atë që meritojnë. Për këto shkelje të hapura dhe për vjedhjet që i kanë pasuruar ata dhe varfëruar Malësinë e Gjakovës dhe krejt Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do shkoj në SPAK patjetër dhe do të bëj konferencën më të shkëlqyer të shtypit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media tha se dhe do …