Nga Ilir LEVONJA
Kurrë mos u ngopshi me pushtet. Dhe pushteti iu marrtë me vete. Kjo ishte përshpëritja e parë që thashë. Se nuk më ecte numri personal. U ula të plotësoja regjistrimin me qëllim që të votoj edhe unë në zgjedhjet e majit 2025. Si fillim lexova për hapat që duhet të ndiqja, çfarë dokumentash më nevojiteshin dhe të tjera si këto. Kërkova linkun https://diaspora.kqz.gov.al : Bukuri, thashë, më në fund po na vjen era shtet. Ndoqa hapat, foto m’u pranua, datëlindja dhe vendlindja po ashtu.
Mirëpo sapo futa numrin personal të Pasaportës shqiptare, nuk eci më tutje. Numër personal i pa vlefshëm. Iu ktheva kriterit, thoshte, numri personal i dokumentit tuaj (Pasaportë apo Kartë Identiteti) pavarsisht afatit të skadencës. Isha në rregull, e kqyra mirë numriin personal, madje përdora metodën ushtarake leximin e numrave çift për të verifikuar numrin personal, isha në rregull, ndaj klikova rishtas por nuk e merrte. E provova e riprovrova, por asgjë.
U lidha me njerëz lart e poshtë dhe disa më thanë nuk e kishin provuar akoma të regjistroheshin, disa të tjerë të njëtin problem. E provoi edhe ime shoqe, me Kartë Identiteti dhe brenda afatit të skadencës, nuk u rregjistrua dot. Kërkova ndihmë nga faqja e KQZ po aty, po asnjë përgjigje.
U futa tek website i Opozitës dhe u regjistrova pa asnjë pengesë. Pyetja është e thjeshtë, se po dëgjojmë plot, me blerje kartash identiteti, me telefonata, ku të thonë që duam kaq vota nga ty se më heqin nga puna etj. Pastaj ca sms të tilla, me gjithë mend kujton se do na lejojnë të votojmë? Regjistrimi i Diasporës, i emigrantëve, është prova e bërjes së Shqipërisë shtet apo manipulimi i shekullit? Besoj se është kjo e dyta, manipulimi i shekullit. Po kurrë mos u ngopshit me pushtet.
Dy ditë më parë fola me ca miq të mi, shqiptarë emigrantë të Kosovos, shqiptarë të Prishtinës. Po, mor po votojmë, pa asnjë problem. E kimi bërë edhe më parë. Jepi udhë punës, thashë me vete. Jemi në demokraci ore, boll me qindra mijra telefonata, ej ti më nis adresën e shpisë, telefonin se më heqin nga puna. Kartat e Identitetit se kam normë për të mbushur tek i plotfuqishmi i seksionit të partisë etj.
I lini njerëzit të regjistrohen me vullnet të lirë se nuk ka qënie identitesh të gjalla nga bota, që ta duan vendin e tyre më shumë se shqiptarët. E keni bërë shoqërinë shqiptare, shoqëri të angazhuar. Nuk merr fund Shqipëria po të ikni ju nga pushteti. Kurrë, po kurrë mos u ngopshit. Se nuk ka numër personal të pa vlefshëm. Një herë në jetë i jepet njeriut.
Shikoni dhe bëni sehir se si manipulon vëllai, vëllain dhe grihuni me njëri-tjetrin se kujt qeni t’i jepni votën. Festoni që mundët njëri-tjetrin, ngopuni me lugë boshe, vetëm se kjo nuk është demokraci.
DIASPORA.KQZ.GOV.AL
Albania ERP