Berisha: Rama ka kthyer ligjet e vitit 1946 për grabitjen e pronave!

Edi Rama dhe Vuçiç janë armiq të Kosovës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë atdhetarëve dhe pasardhësve të familjeve patriote të jenë të angazhuar dhe të mobilizohen për shpëtimin e Shqipërisë. Ai ka theksuar se ky është një moment historik për të kontribuar në ndryshimin e situatës, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Berisha ka shprehur besimin se me angazhimin e të gjithë atyre që janë të gatshëm të luftojnë për liri, në zgjedhjet e 11 majit do të arrihet të përzihet regjimi aktual nga pushteti. Ai ka akuzuar Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiçin si aleatë të dëmshëm për Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar se të dy po punonin për ndarjen e Kosovës

“Fibra juaj, luftëtarë lirie, atdhetarë, pasardhës të familjeve patriote, sot duhet të ndjehet më aktive se kurrë për shpëtimin e Shqipërisë. Ndaj dhe kërkoj nga ju kontributin tuaj, mobilizimin tuaj maksimal si shtresë, këtu dhe jashtë vendit.

Unë e kuptoj se për arsye të ndryshme, shumë nga familjarët tuaj, njerëzit tuaj, siç janë të gjithë shqiptarëve jashtë, por sot është një rast kudo qëndodhet të kontribuojë në mënyrë historike për Shqipërinë.

Unë kam besim të plotë se do ia dalim. Se me 11 maj do e përzëmë nga pushteti këtë regjim antishqiptar në çdo aspekt të tij.
Armik të lirive të shqiptarëve, armik të Kosovës. Nuk është Vuçiçi më pak armik se Edi Rama në qëndrimet e tij.

Që të dy donin ta ndanin Kosovën, bashkoheshin në projektin për ndarjen e Kosovës, kjo është e vërteta.

Edhe në këtë kontekst, duhet të ngrihemi me maksimumin e forcave dhe energjive tona.

Unë ju falënderoj shumë edhe njëherë.

Unë kërkoj që të përgatisni programin.

Dhe një program i ri, për qeverinë e ardhshme të PD, duhet të jetë sa më shpejt gati që ta shpallim, ta njohin të gjithë anëtarët e kësaj shtrese, por ta njohë edhe shoqëria.

Të njëjtën gjë do bëjmë me pronarët ne.

Katastrofale është gjendja sot.

Me ligjin e investimeve strategjike absolutisht ka kthyer ligjet e vitit 1946. Dora e zezë e shtetit shtrihet në pronën e cilit të dojë.

Por, ne qëndrojmë të bindur se në bashkëpunim me ju, në bashkëpunim me pronarët, në bashkëpunim me qytetarët, do e përcjellim këtë regjim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …