Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën për media të mbajtur ditën e sotme u shpreh se këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar dhe mjerisht gjykata tek ne është shumë kaotike.

Berisha tha se, Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar. Është e kotë, është në një kaos, repart i PS.

“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum.

I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rrama, nga Engjëll Agaçi.

Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu. Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar.

Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave.

Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar. Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar.

Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rryshfeti që i paguhet drejtësisë sot është …