Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do hapet gara

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e statutit të partisë dhe rolin e tij si udhëheqës që zbatoi këtë statut, duke nënvizuar se miratimi i tij ka qenë një akt unanim.

Berisha ka shpjeguar se një pjesë e rëndësishme e vëmendjes është fokusuar në votën e diasporës, duke e decentralizuar atë për të siguruar një regjistrim sa më të gjerë të shqiptarëve jashtë vendit.

“Ka një statut PD që është mbi mua. Ai statut miratuar me unanimitet. Nuk jam unë statuti, unë jam njeriu që zbatoj statutin. Mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet.
Siç e shihni ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe faktikisht ne e kemi decentralizuar.

Pra janë shumë drejtues tonë, lokalë dhe qendror që ndodhen sa në Shqipëri dhe në vende të tjera në kontakt që të mund të realizojmë regjistrimin sa më të madh të votuesve tanë jashtë vendit. Shumë shpejt do të hapet dhe gara për deputetë dhe për gjithë procesin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …