Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE, kjo është absurde

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka trajtuar çështje të rëndësishme lidhur me procesin e regjistrimit dhe votimit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar nevojën për shtimin e operatorëve që trajtojnë të dhënat e të regjistruarve, një proces që është bllokuar për shkak të kontrollit që ushtron Partia Socialiste mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Berisha ka akuzuar socialistët për hezitim në pranimin e këtyre dokumenteve, të cilat kanë certifikim ndërkombëtar dhe janë të barasvlefshme me ato shqiptare.

“Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve.

KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces.

Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze.

Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar.

Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje.

Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera.

Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare.

Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi. Por negociatat po vazhdojnë.

Dje ju e dëgjuat zotin Bylykbashi, që tha se ne jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten.

Megjithëse bonsensi kërkon që asnjë lloj ndryshimi. Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar…

…Tani të jem i sinqertë, lëvizja e tyre nuk përbën ndonjë problem madhor, por vetëm se duhet të justifikohet, duhet të bindemi pse kërkohet. Disa afate na thonë se i dikton edhe posta ndërkombëtare.

Ne po i shqyrtojmë këto propozime para se të vendosim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …