Një nga vendimet e para që Trump pritet të nënshkrojë nesër menjëherë pas inaugurimit të tij si President do të jetë Urdhëri që i jep atij fuqinë për të filluar shkarkimet masive të punonjësve federalë jopartiakë dhe duke i dhënë fund punës në distancë për punonjësit federalë.
Donald Trump pritet të nxjerrë një listë të gjatë urdhrash ekzekutivë në fillim të mandatit të tij të dytë, duke përfshirë veprimet mbi imigracionin, energjinë dhe formën e qeverisë.
Këshilltari më i lartë i Trump për politikën e brendshme, Stephen Miller, u ka dorëzuar ligjvënësve listën me urdhrat, ndërkohë që Trump pritet të betohet nesër.
Do të ketë gjithashtu një sërë veprimesh për të zhbërë urdhrat ekzekutivë të Presidentit Joe Biden.
Detajet e dhëna ligjvënësve ishin të kufizuara dhe këto urdhra ekzekutive të pritshme ka të ngjarë të përballen me sfida të menjëhershme ligjore.
Emigracioni:
• Deklarata e emergjencës kombëtare (kryesisht si mekanizëm financimi).
• Drejtohet zyrtarisht procesi për të rivendosur Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve, të cilat në të kaluarën kanë përfshirë Titullin e diskutueshëm 42.
• Përcaktimi i karteleve si organizata të huaja terroriste .
• Ndalim udhëtimi.
• Një listë veprimesh që në thelb do të sillnin të gjitha direktivat, udhëzimet që ishin në fuqi në fund të mandatit të parë të Trump.
Veprimet e tjera do të fokusohen në:
• Streha Kombëtare e Kafshëve të Egra Arktike të Alaskës .
• Heqja e moratoriumit të gazit natyror të lëngshëm .
• Tërheqja (përsëri) nga marrëveshjet e Parisit për klimën.
• Krijimi i Këshillit Kombëtar të Energjisë .
• Shpallja e emergjencës kombëtare për energjinë.
Forma e qeverisjes:
• Urdhërat në “planin F”, duke i dhënë atij fuqinë për të filluar shkarkimet masive të punonjësve federalë jopartiakë dhe duke i dhënë fund punës në distancë për punonjësit federalë.
• Krijimi zyrtarisht i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE.
• Ligji në lidhje me diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, i njohur si DEI.