Bardhi: 12 vite që nuk reflektoni për rekomandimet e OSBE/ODIHR! Sesioni i fundit që jeni mazhorancë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Bardhi e nisi fjalën e tij me urimet për presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, i cili merr detyrën sot. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së komentoi dhe letrën e presidentit Bajram Begaj për partitë politike dhe procesin zgjedhor ku tha se nëse do t’i interesonte procesi i ndershëm zgjedhor do ishte paraqitur vetë në Kuvend për të lexuar mesazhin e tij.

Më tej, Bardhi iu drejtua mazhorancës duke iu thënë se ky ishte sesioni i fundit i tyre si shumicë në sallën e parlamentit. Ai tha se gjatë 12 viteve, Kuvendi ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Një ndër rekomandimet përmendi ndarjen e shtetit nga partia, të cilat janë shkrirë në një.

“Kishit detyrim t’i uronit presidentit Trump marrjen e detyrës sot. Mos të na kishit harxhuar kohë me presidentin tuaj, jo të Republikës së Shqipërisë. E dyta na bënte thirrje të respektojme standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po t’i interesonin zgjedhjet e lira do kishte ardhur ta jepte këtu mesazhin e tij. Ka prej dy muajsh një letër nga grupi i PD-së se trupi diplomatik po përdoret për fushatë nga Partia Socialiste.

Nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë. Është sesioni i fundit që jeni mazhorancë në këtë sallë. Duhet t’i kërkonit ndjesë qytetarëve që në 12 vite nuk bëtë kurrë një reformë kuptimplotë zgjedhore. Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Hymë në zgjedhjet e 11 majit me rekomandim të paplotësuar nga OSBE/ODIHR për të ndarë shtetin nga partia. Kemi parë si shteti dhe partia janë shkrirë në një”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Kartmonedhat 500 euro që u gjetën në shtëpinë Erjonit dhe Arjolës!

Nga Alba KEPI Jo e rastësishme. 500 euro është kartmonedha më e preferuar e narkotrafikantëve! …