Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi dhe ish-kryetari i bashkisë Shëngjin, Salvador Kaçaj, kanë zhvilluar një takim madhështor në Athinë me bashkatdhetarët shqiptarë.
Në postimin e tij në Facebook, Kaçaj ka shpërndarë foto nga takimi entuziast, duke theksuar se pjesëmarrja ishte impresionuese me të rinj dhe të reja, ku ajo që i bashkonte ishte shpresa për atdheun e tyre.
Postimi
Sot ne nje takim madheshtor me bashke atdhetaret tane ne Athine! Ne takim moren pjese nen kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise Z.Luçiano Boçi dhe ish-kryetari i bashkise Shengjin Z.Salvador Kaçaj.
Pjesmarrja ishte impresionuese me te rinj dhe te reja, emigrante te hershem dhe te koheve te fundit ajo qe i bashkonte ishte shpresa per atdheun e tyre. Te paduruar per te votuar dhe per te bere ndryshimin ne zgjedhjet e 11-Majit!
Mirenjohje e pakufijshme per mikepritjen qe na bete!