Berisha: Altin Dumani ishte tërbuar nga publikimi i shënimit të herës së parë! Nuk ka shkelje procedurale

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, kishte firmosur dy procesverbale sepse, Altin Dumani ishte tërbuar nga publikimi i shënimit të parë.

Berisha u bëri thirrje gazetarëve që të mos i thonë më Altin Dumani, por Altin Lala.

“Altin Lala kishte urdhëruar OPGJ-në që procesverbali të mos kishte asnjë shënim. Vetëm një injorant mund të lëshojë një urdhër të tillë. Nuk ka procesverbal në botë që përjashton shënimin.

Çdo procesverbal, ai që e firmos ka të drejtë të bëjë shënimin. Por meqenëse herën e parë ai ishte tërbuar nga publikimi i shënimi, bëmë një marrëveshje.

I thashë unë do të firmos 2 procesverbale këtu, njërin për ty, tjetrin për Altin Lalën. Për Altin Lalën me shënime, për OPGJ pa shënime. Pra ishte një kompromis që kishte bazë një qëndrim të njerëzishëm timin, ndaj një djali të ri.

Kurse Lala e mori, iu dha aty.

Oficeri i BKH-së është i detyruar të mbajë çdo dokument që dorëzon i thirruri. Ai nuk ka shkelur aspak ligjin. Ligji ne ka shkelur Altin Lala e mos harroni, tani e tutje mos e thërrisni Altin Dumani, por Altin Lala.

Nuredini është një kriminel 10-herë më i rrezikshëm se Altini, por me Nuredinin i ka punët ndryshe. Do të ua zbërthej dhe çështjen e Nuredinit, shumë shpejt, sepse Nuredini 1 mln euro nuk i jepte dot, Ymeri nuk i ka për gjë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Fakte të reja tronditëse pas arrestimit të Veliajt…

Nga Adriatik DOSTI Erin Veliaj ka qene edhe me pare i denuar per abuzim, shperdorim …