Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për gazetarët dhe qytetarët para SPAK, u shpreh se, do ta publikojë dhe kodin e Taulant Ballës në përgjimet e telefonave SKY Ecc.
“Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion.
Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës.
Iu garantoj se do t’ua sjell.
Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypoit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode.
Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit.
Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut.
E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta.
Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda.
Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral.
Tani unë do u përgjigjem gazetarëve.
U ftoj ta vazhdojmë këtë betejë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Këta të ardhme nuk kanë”, tha Berisha.