Berisha: Çdo dokument biometrik i cilido shtet ku shqiptarët ndodhen, duhet të konsiderohet

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, theksoi dy parime të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme.

“Së pari, parimi ynë, asnjë pengesë nuk duhet të ketë për qytetarët shqiptarë për shkak të skadimit që disponojnë.

Së dyti, çdo dokument biometrik i cilido shteti që ata ndodhen, duhet të konsiderohet i vlefshëm për të votuar qytetari shqiptar me të drejtë vote.

Pra, jo vetëm afati, por edhe e drejta e tyre për të votuar me dokumente që disponojnë të shtetit ku janë.

Karta identiteti apo pasaporta, çfarëdo që të kenë, mjafton të jenë biometrike, ato duhet t’i konsiderojmë të vlefshme për votën e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …