Berisha: PS ka frikë nga vota e diasporës!

Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehu shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e Partisë Socialiste për të mbështetur të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë.

Ai theksoi se PS ka frikë dhe tmerr nga diaspora dhe tenton t’i mashtrojë ata, duke e quajtur këtë një “alergji” ndaj komunitetit të emigrantëve, i cili, sipas tij, ka një qëndrim negativ ndaj “partisë së krimit”.

“Konstatoj një mungesë të madhe vullneti nga PS, ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës. Kjo është e vërteta, ju e keni parë se si i presin, si i përzënë. Ka një alergji, të themi realitetin.

Emigracioni dhe diaspora ka një alergji ndaj partisë së krimit, dhe këta po shohin se si mund ti mashtrojnë.

Ne ku qëndrojmë? Ne qëndrojmë që çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të veprojë me çdo dokument të lëshuar në Shqipëri, pavarësisht nga data e skadimit të saj. Çdo emigrant me të drejtë vote, që ekziston në listat e votimit duhet të ketë të drejtë të votojë me dokumentet biometrike të vendit ku jeton.

Përjashtimi i emigrantëve për shkak të mungesës së dokumentit shqiptar, dhe zëvendësimit që i ka bërë ai me dokumentin biometrik të vendit ku jeton, është një krim në nivelin kushtetues.

A merr pjesë apo jo, në zgjedhje atë e përcakton lista e zgjedhësve, ligji dhe kushtetuta.

Ne sigurisht po e ndjekim, jemi të gatshëm të votojmë ndryshime për hir të emigrantëve, por ndryshime që u shërbejnë vërtetë atyre dhe jo seleksionimit të tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …