Berisha: Mbështes protestën te Ministria e Brendshme për Martin Canin dhe Egli Pogën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp theksoi mbështetjen për protestat që po zhvillohen, duke sqaruar se ato nuk lidhen me asnjë motiv të veçantë, por me dy raste tragjike të vrasjeve, ato të Egli Pogës dhe Martin Canit.

Ai shprehu zemërimin për qëndrimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, të cilët sipas tij kanë minimizuar rëndësinë e këtyre ngjarjeve dhe kanë përpjekur të manipulojnë opinionin publik.

“Së pari, lidhur me rastin. Protesta nuk ka në asnjë cep të saj se thirret për këtë apo për atë motiv.

Unë u kam bërë thirrje qytetarëve të shkojnë.

Pse? Ka një vrasje për së dyti nga Edi Rama dhe ministri i tij kukull me tre mbiemra të dy personave, të Egli Pogës në Pogradec dhe të Martin Canit, 14-vjeçar.

U ngrit Edi Rama para një jave dhe filloi, për t’ia zgjuar plagët familjeve dhe të gjithë atyre që e ndjenë këtë dramë, t’i zvogëlojë, të mashtrojë, të thotë se pothuajse nuk kishte vrasës për Progën, se nuk ishin gjobëvënës, bëri avokatin e vrasësve dhe Martin Canit, për të cilin zyrtarisht ka të dhënat më të turpshme ku ministrja thotë në komunikatë se kemi bërë maksimumin, drejtoresha e shkollës e shkëlqyer, oficerja e policisë së shkolëls ka bërë detyrën në mënyrë të përsosur dhe doli vetëm rrugaçi TikTok për Edi Ramën.

Pasi e bëri këtë, se nuk ishte kurrë kështu, sepse Martini i ndjerë u vra në derë të shkollës pas një sherri të zgjatur njëjavor. Luizi që ishte me të, hëngri disa thika nga një tjetër dhe tani këta shuajnë çdo gjë dhe nxjerrin se ishte TikToku, ndërkohë që as Martini, as ai djali tjetër që kreu aktin kriminal, nuk kishin llogari në TikTok.

Tani, pse unë protestën. Protestën sepse të njëjtën gjë si papagall bën ministri pardje deklaratën. Merr dhe u referohet pikërisht prapë këtyre dy rasteve, riprodhon si papagall atë që tha Edi Rama tre ditë më parë.

Dhe unë besoj se kjo meriton një protestë të fuqishme.

Tani vijmë tek pjesa e dytë, ndodhi ngjarja, mediat në vend që të thoshin po e fsheh policia, po e fsheh Berisha. Unë po e ndiqja, unë e kisha shumë të thjeshtë të thoja të zbatohet ligji. Prit unë komunikatën e policisë, se kur flet, ti duhet të kesh një bazë ku do e mbështesësh fjalën tënde, asnjë komunikatë policia. Po heton shërbimi inteligjent i tyre. Dhe ishin dëmtuar dy makina, dhe dëmtime makinash ndodhin çdo orë.

U hodh polici, shyqyr që shpëtoi, nga kati i 11-të. Është polici që e arrestoi. I bënë presion, askush nuk thoshte, por vetëm hamendje. Dhe ja që doli familja, dhe bëra shumë mirë që nuk fola, dhe familja tha mos bini në qafë se të gjithë ato që thoni janë absolutisht të pavërteta se ne kemi hallin tonë.

Tani, a duhet që ne për mendime të ndryshme që mund të kemi apo për tendenca, të lëndojmë një familje dhe një njeri? Jo, nuk duhet.

Dhe unë kam bërë shumë mirë që nuk kam folur. Dhe protesta nuk mund të ketë asnjë lidhje me një ngjarje, që sipas familjarëve, është gjithçka trillim. Çka lë të kuptohet se njeriu i tyre mund të ketë një brishtësi mendore apo pakujdesi. Ama ata luten, mos na rëndoni situatën tonë se nuk ka lidhje me asnjë presioni.

A mund të jenë këto debati kryesor kur nuk ka lidhja ngjarja, kur familja thotë nuk ka lidhje.

Familja, po të kishte lidhje, do ta thoshte.

E kam quajtur, sepse e thashë edhe sot, edhe ajo që u bë me atë zonjën, ishte një gjë shumë e rëndë. Urdhëro ku përfundoi ajo, shkoi prapë në spital dhe uroj të dalë. Por nuk duhet të krijojmë zhurma aty ku nuk kemi qartësi.

Ja pra që ky paska probleme të vetat.

Edhe njëherë pse e kam mbështetur protestën. E kam mbështetur për ato dy raste. Se mua më janë dukur qëndrime shumë cinike qoftë i Edi Ramës, qoftë i ministrit të tij, për Martin Canin dhe Egli Progën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Kryetari i PD gjatë një takimi me Federatën e Bashkuar ka bërë thirrje për pjesëmarrje …