Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, Leka Bungo, përfshihet në një tjetër skandal.
Pas disa fakteve dhe dokumenteve ekskluzive, të cilat tregonin se Leka Bungo kishte marrë para nga institucioni ku ai drejtonte, se ai kishte gënjyer dhe Kuvendin në një deklaratë publike që ne e kemi treguar me video dhe ju mund ta lexoni këtu. (Lexo këtu)
Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
Sot po sjellim një tjetër fakt dhe ky i mbështetur mbi dokumente zyrtare të publikuara në faqen e RTSH-së.
Në datën 6 janar është zhvilluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit publik shqiptar me disa pika në rendin e ditës, njëra prej të cilave ishte hapja e garës për drejtorin e Përgjithshëm të institucionit pas vakancës së krijuar me dorëheqjen e Alfred Pezës. Një intrigë edhe kjo ku shpesh dyshohet se është përfshirë edhe vetë Leka Bungo pas prishjes së pazareve të tij me mikun ish-drejtor që i kishte dhënë edhe para më parë.
CNA menjëherë pas mbledhjes së datës 6 janar siguroi edhe një dokument në rrugë zyrtare, e cila është publikuar në faqen e internetit “rtsh.al”.

Është ky dokument, pra dokumenti i parë që tregon se Leka Bungo nuk ka firmosur. Sipas të dhënave dhe burimeve tona zyrtare, gjatë mbledhjes, Leka Bungo është inatosur dhe e ka braktisur mbledhjen dhe sipas procesverbalit dhe audios që mbahet në arkivë për çdo mbledhje të Këshillit Drejtues, ka pasur dy mungesa, Leka Bungon, i cili ka ikur i irrituar dhe Mevlan Shanajn, një pesonalitet i skenës dhe ekranit, i cili nuk ndodhej në Shqipëri dhe ka qenë i justifikuar për mungesën e tij në mbledhje.

Nga 11 të pranishëm, 9 prej të cilëve firmosin për çeljen e garës, ndërsa Leka Bungo nuk firmos. Gjithashtu po në të njëjtën ditë në faqen zyrtare të RTSH-së është publikuar edhe ky dokument i dytë që ka të bëjë raportin e KLSH-së në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Dhe ky dokument i dytë tregon që Leka Bungo nuk ka firmosur.
Pra, në dy dokumente, të dyja të publikuara në faqen e RTSH-së menjëherë pas mbledhjes së datës 6 janar dhe vendimeve të zbardhura është bërë publikimi i tyre online, transparent, ku Leka Bungo nuk ka firmosur.
Por, çfarë ndodhi?
CNA ka bërë një vëzhgim tjetër në faqen zyrtare të “rtsh.al” dhe rezulton se Leka Bungo e ka firmosur këtë herë të njëjtin dokument të datës 6 janar 2025.

Pra, në dokumentin e mësipërm, siç patë që është marrë nga faqja zyrtare, ai nuk firmos.
Gjithashtu theksuam edhe faktin se ka procesverbal që është larguar nga mbledhja, ka edhe audio të regjistruar që është mërzitur, ka pasur edhe konflikt me anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët kanë votuar dhe kanë çelur garën me shumicë votash, Leka Bungo ka ikur dhe normalisht nuk kishte se çfarë të firmoste, por rezulton që tashmë e ka firmosur dokumentin e çeljes së garës megjithëse nuk ka qenë prezent dhe kundër.
Në dokumentin e dytë të publikuar sërish në faqen e RTSH-së ku është ndryshuar dokumenti i parë, rezulton se Leka Bungo ka firmosur.

Por në fakt ky është një falsifikim dokumentesh se dokumenti i parë s’ka firmë, ai nuk ka qenë prezent në mbledhje, ai është larguar nga mbledhja. Pse ka firmosur?
Ndoshta ka shkuar të firmosë më vonë, lind edhe kjo pyetje dhe sigurisht që mund të ketë shkuar edhe më vonë, por as audio-regjistrimin, as procesverbalin e mbledhjes që i ka braktisur dhe kundërshtuar çeljen e garës, Leka Bungo nuk i falsifikon dot.
Ai mund të shkojë dhe të falsifikojë dokumente dhe të shtojë firmën e tij ndoshta për të marrë rrogën, por e vërteta është se në audio-regjistrime dhe në procesverbal që kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së e ka kundërshtuar çeljen e garës dhe ka braktisur mbledhjen.
Faktet dhe dokumentet flasin vetë dhe këto vazhdojnë dhe thellojnë skandalet e vazhdueshme në Këshillin Drejtues të RTSH-së dhe të kreut të saj, Leka Bungo.
Jo vetëm që është kapur në konflikt interesi, jo vetëm është kapur duke mashtruar Kuvendin, por tashmë është kapur edhe duke falsifikuar, duke shkuar dhe duke firmosur një dokument të një mbledhjeje që ai e kishte braktisur./CNA