Ndërsa sot Donald Trump bëri betimin si President i Shteteve të Bashkuara, në këtë rast historik piktori i mirënjohur Avni Delvina me çeli në Tiranë ekspozitën e fuqishme TRIUMPH.
Ekspozita “Triumf” shënon një moment historik duke pasqyruar ndikimin e Donald Trump në botën politike, përmes veprave të Avni Delvinës.
Artisti përdor simbole dhe linja grafike për të reflektuar krizën ekzistenciale dhe ndryshimet që do të vijnë pas fitores së Trump-it. Mesazhi kryesor është zhvillimi i një ndërgjegjeje kolektive dhe mbrojtja e vlerave konservatore.
Në një ditë të rëndësishme për botën, kur inaugurimi i Donald Trampit shënon një pikë kthese të madhe në historinë e SHBA-ve, një ekspozitë e veçantë hap dyert e saj për të përkujtuar dhe interpretuar këtë moment historik. Ekspozita “Triumf”, e titulluar pas një loje të mprehtë grafike që lidhet me emrin e Trampit, sjell në fokus një pasqyrë të thellë të shpërthimit të ndryshimeve politike dhe sociale që ai ka sjellë me forcën e tij. Piktori Avni Delvina, me një vizion të jashtëzakonshëm, ka përdorur linjat grafike dhe fotomontazhin për të krijuar një imazh të fuqishëm dhe dinamik të këtij “Triumfi”. Ai përdor ngjyrat e kuqe dhe blu për të shpërndarë një mesazh të thellë.
Delvina përshkruan ndjenjën e tij kur ai, si një artist që gjithmonë ka pasur një qasje të thellë ndaj lirisë, u detyrua të distancohej nga një realitet politik dhe të shpëtonte duke u larguar nga Shqipëria, ndërsa hoqi një paralele me sot, kohë në të cilën vërehu një rreshtim kolosal të mediave dhe të politikës së majtë që ka krijuar një atmosferë frikshme.
“Përballjen e Trump unë e prisja me shumë ankth. Në përgjithësi, frika ka forcën e saj të jashtëzakonshme dhe influencon tek të gjithë. Ata, që në një farë mënyre kanë komanduar botën në këto dhjetëra vjeçarë, në bazë të propagandës së unifikuar, potente, kudo në botë, të bënin të ishe i pasigurtë, pavarësisht se dëshira ishte shumë e madhe. Po në fund të fundit njeriu i luan të gjitha për gjithçka, e ka qejf atë adrenalinën”, tha Delvina.
Adrian Devolli, një tjetër piktor i njohur nënvizon përdorimin e alegorisë dhe simbolikave për të sjellë përpara publikut një reflektim mbi krizën ekzistenciale të shoqërisë moderne. Veprat e Delvinës sjellin një imazh të fortë të një bote të përmbysur, e cila kërkon shpëtim dhe një vështrim të ri mbi realitetin.
Në këtë ekspozitë, edhe Pastori Akil Pano, shprehu mbështetje për Trampin dhe konservatorizmin, duke theksuar se fitimi i ideve të djathta nuk është vetëm një fitore për SHBA-në, por për të gjithë botën.
Në këtë mënyrë, ekspozita “Triumf” shfaq një mesazh të fortë dhe optimist:
Kjo është një kohë kur nuk duhet të bëhemi ushtarë të ideologjive të dikujt tjetër, por të zhvillojmë një ndërgjegje kolektive dhe një vetëdije që do të na ndihmojë të tejkalojmë frikën dhe të ndjekim rrugët që na çojnë në një të ardhme më të drejtë dhe të ndritur.