Skandali i SPAK Spahia merret i pandehur pse largoi nga puna një të dënuar për korrupsion

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahija është marrë i pandehur nga SPAK me akuzën e ‘Pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës’, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i cili ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltama Ademi.

Sipas burimeve të grupit të hetimit, ish-kryebashkiaku Spahia ka thënë se ka zbatuar ligjin për këtë vendimmarrje.

Pra, Bardh Spahija merret i pandehur në SPAK për një çështje banale administrative. Për heqjen nga puna, sipas ligjit, të një personi që dikur ka qenë krahu i djathtë i Ademit dhe në fushatën e fundit elektorale është bërë bashkëpunëtor i ngushtë i Benet Becit, por që edhe dashuria me këtë të fundit nuk i ka zgjatur shumë, pasi Beci e përdori për zgjedhje dhe e hoqi nga puna edhe ai.

Mark Molla është gjithashtu një person i dënuar me 8 vite burg për përvetësim prone, 10 muaj për shpërdorim detyre, dhe 10 muaj për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Gjë e cila i gjendet edhe në dëshminë e penalitetit që vërteton dënimet në fjalë dhe se ai është rehabilituar. Kur ishte Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër nuk e ka deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Me gjitha akuzat dhe dënimin ndaj tij, Mark Molla në kushtet kur gjykata e Shkodrës ishte djegur në vitin 1997 dhe dokumentet zyrtare mungojnë, u emërua si drejtor në bashkinë e Shkodrës pas zgjedhjeve lokale të 2015. Një vit pas emërimit KLSH, ushtroi një audit në ndërmarrjen që ai drejton dhe evidentoi disa shkelje të rënda, 4 nga të cilat lidhur me tenderit dhe procedurat e prokurimit. Kryebashkiakja Ademi nuk e mori parasysh asnjëherë raportin e KLSH për ta larguar nga detyra.

Në vitin 2016 isnpektoriati i kontrollit të pasurive e dënoi Mark Mollën me 100 mijë lekë gjobë për mosdeklarim të pasurisë. Kryebashkiakja Voltana Ademi është pyetur vazhdimisht për këtë fakt dhe është mjaftuar me deklaratën “jam për zbatimin e ligjit”. Për më tepër shihni vendimin e gjykatës, që mban datën 20/05/1961.
Madje, sipas burimeve të Syri, personi në fjalë njihet në Shkodër për rolin e sekserit në gjykatë dhe prokurori.

About Redaksia

Check Also

Rrethimi i godinës së SPAK/ Berisha: Sulm kriminal nga narkoshteti ndaj institucioneve të drejtësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një konferencë shtypi se, rrethimi i godinës së …