Këlliçi i ftuar në darkën festive të Trump – Vance

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ishte pjesëmarrës në mbrëmjen festive ‘Liberty Ball’, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të 47-të të Amerikës, Donald Trump.

Në një rpostim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se, presidenti Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania dhe fëmijët e tij, së bashku me zëvendësin e tij, JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, teksa përshëndeti të ftuarit, riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Postimi

Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale.

Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin.

Zoti e bekoftë Amerikën!

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …