Vota e Diasporës/ PD propozon ndryshime në kodin elektoral: Të votohet me pasaporta të BE dhe SHBA

Partia Demokratike ka propozuar në Kuvend ndryshime të Kodit Zgjedhor ku kërkon që të lejohen të marrin pjesë në votime çdo emigrant që I ka skaduar afati i pasaportës dhe kartës së identitetit. Në këtë draft propozohet gjithashtu që ti hapet rrugë që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë që kanë pasaportë të një vendi të BE apo SHBA, kjo bazuar tek numri I madh I shqiptarëve që jetojnë jashtë vendi.

Partia Demokratike kërkon që të lejohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit, të cilit I ka skaduar afati I pasaportës dhe kartës së identitetit. Në projektligjin e popozuar nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë theksohet se duhet ti hapet rrugë që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë që kanë pasaportë të një vendi të Bashkimit Evropian  apo Shtetete e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas ligjëvënsve demokratë jashtë vendit jeton  një numr I madh I shqiptarëve.

PROPOZIMET E PARTISË DEMOKRATIKE PËR KODIN ELEKTORAL

Vetëm për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025, dokumente të vlefshme identifikimi, me qëllim mundësimin për të votuar, zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit, do të konsiderohen:

  1. a)Pasaportë ose letërnjoftim/ kartë identiteti biometriK, brenda afatit të vlefshmërisë, të lëshuar nga Republika e Shqipërisë,
  2. b)Pasaportë osë letërnjoftim/ kartë identiteti biometrik, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, të lëshuar nga Republika e Shqipërisë
  3. c)Pasaportë osë letërnjoftim/ kartë identiteti biometric, brenda afatit të vlefshmërisë të lëshuar nga vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe cdo vend tjetër

Partia Demokratike deklaron se ndryshimet ligjore të propozuara janë të domosdoshme për gjithpërfshirjen dhe garantimin e të drejtës së votës për të gjithë shtetasit shqiptarë, kudo ku ata ndodhen, dhe pavarësisht dokumentit të tyre të identifikimit që posedojnë, për zgjedhjet e vitit 2025, deri në parashkrimin në mënyrë të përhershme të rregulalve përkatëse.

Sipas demokratëve, një dispozitë e ngjashme është miratuar në Kodin Zgjedhor të vitit 2007 me kërkesë të opozitës së asaj kohe, pikërisht me qëllim garantimin e të drejtës së votës në mungesë të dokumentave të identifikimit të vlefshëm ëpr qindramijëra zgjedhës.

About Redaksia

Check Also

Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarit/ Berisha: Mesazhin digjital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi sulmin e kryeministrit Edi Rama, ndaj gjyqtarit të dosjes …