Bujar XHAFERI
Nuk eshte fjala per ndonje hibrid te rralle te perbere nga dy nenlloje, apo dy variete racash, speciesh apo subspeciesh: Erioni dhe “lali” jane dy simbole autoerotic, dy anagrama te njera tjetres, qe kombinohen ne nje kompozite te ngjashme me çiftezimet e romancave te seksualitetit “estetik”… “Lali – Eri”: -eshte tentative e simbolikes ku bashkjetojne te kundertat, ku treten esencat kontradiktore, ku shfuqizohen dallimet midis sublimes dhe vulgares, midis urtesise dhe topitjes mendore, shpirtit dhe materies… Ku sintaksa egzotike deshton ne tentiven e saj gjuhesore per te percaktuar te njejtin human, (Erionin, kryetarin e bashkise), ndersa ky i fundit rreshqet ne menyre te magjishme e del nga “karkasa” natyrale qe mbart qenien unitare, njejesine njerzore, per t’u shfaqur ne dyformesh, ne dual, ne objekt dhe subjekt, epror dhe lypes, bakshishmarres dhe bakshishdhenes, ne lali dhe Eri…
Duket sikur jane dy karaktere te ndryshem te dale prej metafores sado- masokisem, (sadisti dhe masokisti), ku sadisti nga njera ane dhe masokisti nga ana tjeter, nderrohen here pas here, perputhen, rrotullohen, perkulen, petezohen, dhe befas dalin nga endrra per t’u shfaqur te ndertrupezuar ne “unitin” apo ne “njejesine” e lekundshme qe perfaqeson “korporaten” e kryetarit te bashkise se Tiranes”.
Sidoqofte, “trupi politik” me emrin Erion nuk eshte ende nje ‘unit’ solid i palekundshem, -nuk eshte ende nje” person”, nje “sovran”, nje “autoritet”, apo nje “hegjemon” i maturuar, dhe i ngurtesuar ne vetemjaftueshmeri. Keshtu shfaqja e tij “binare” permes simboleve “Eri” dhe “Lali” nuk i lejon shqises humane nje observim te persosur kur luan e krijon mirazhin e nje “hibridi” neurotik, te nje qenie abstrakte, te padallueshme nga shqisat, nje qenie imagjinare e tipit “noumena”…
Po ia tek shfaqen njeheresh dyformesh: tipi dhe antitipi, Erioni dhe Lali, – Erioni – gang me xhepa te shumte, me bluza me kapuç, Armani, North Face, Valentino,; “rex erected” sipas modelit te Ciceronit te lashte, dhe kryetari i ngrehur modern… Nderkaq lali gerdalle, si insekt i stergjatur me trupin me gunga, me keputje, hollime qe çapitet ne kodrat e Saukut, te Baldushkut, te Petreles me trastat e lemoshave ngarkuar… here si Eri dhe here si Lali, shume ngjyresh ose pangjyre; objekt apo subjekt,- si ne aforizmat tronditese te Kafkes ku nenllojet brenda hibridit jane shpesh dy qenie te kunderta, armiqesore ndaj njera tjetres, (megjithese te ngjashme), ku njera eshte e paisur sigurisht me dhembe te mprehte breresi, me kercinja dhe luspa dhe me thonj kercenues e grices, ndersa tjetra me putra perkedhelese e lesh te zbutur…
Unifikimi i dy figurave lali – Eri, duket sikur krijojne nje mardhenie “hyjnore”, ku njera prej tyre eshte substance dhe tjetra hije, njera eshte materja dhe tjetra vegimi, njera eshte muskuli i perkulshem dhe tjetra sfumatura e thyer ne nuanca, mirazhe, e shembellime… Aty njehsohet forma me e larte e pompes dhe krenarise me formen me te larte te modestise.., te poshterimit, permbysjes, e te lepirjes… Kompozite e paperceptueshme ku kombinohen te kundertat,; kuptimet e permbysura nen moskptim, virtuti nen mekat, jeta nen vdekje…
Po te mos kesh parasysh trupin politik qe perfasqeson kryetarin e bashkise se Tiranes, kombinimi lali-Eri, duket thjesht si artific gjuhesor, si nofke folklorike, si “gojeçthurje”, apo si “insulte” verbose, si llagap, apo si ofiq paternalist i llojit lal-Krosi, lal-Mali, lal-Gjoni… Por ne rastin konkret, ky lokucion gjuhesor, “Lali_-Eri” shndrrohet ne nje neurose, – dhe midis tyre shfaqet vija e krisjes, çarja skizofrenike, kufiri ndares midis botes se jashtme dhe botes se brendshme, midis materies dhe fantazmes, luftes dhe paqes, kufiri midis dashnorit dhe jaranit, armikut dhe mikut, erotikes dhe thanatosit, dashurise dhe urrejtjes…
Eshte neuroza fondamentale e ngrehines shteterore te bashkise se Tiranes…, korporata shtypse politike e pagezuar, “lali- Eri”. Aksi unifikues i kesaj korporate eshte “bakshishi”, identifikimi i tere qytetit me emrin “Lali – Eri”, eshte kthimi i simbolikes ne praktike, i sfumatures ne pragmatik, i nuances ne njolle, i hijes ne relitet, i ikones ne trup te ngurtesuar, i spektrit ne satan …eshte apokalipsi!
Eshte e pamundur te imagjinosh piknisjen e udhetimit tragjik per te kaluar nga hija tek lenda, nga figura tek trupi i prekshem, nga simboli tek misherimi ne trupin politik,- eshte gjithashtu e paqarte vija qe ndan trupin natyral me trupin politik, bakshishmarresin krenar nga lemoshdhenesi “i perunjur” qe sillet neper shtepite e lagjeve te varfera te qytetit me trasta te stolisura nga sirenat e repartit te prapavijes se Bashkise, trasta te lidhura me shirita shumngjyresh te mbushura me lemosha per fukarenjte ku veç pakove te makaronave, orizit, domateve e preshit shpeshhere ka edhe torta ngushelluese per te zotwrit apo zonjat e shtepive…
Aventura e gjate e lalit per te adhuruar Erin eshte marshimi fatal drejt idhujtarise se vetevetes, udhetimi i gjate i vegimit qe shndrohet ne trup ne ”koke drejtuese” ose cjap kurbani-: nga shembelltyre ne qenie reale, nga spekter ne satan sundues, nga bakshishmarres ne lemoshdhenes…