Thellohet skandali i kamikazëve të Ramës në SPAK/ Morën të pandekur Spahinë pse zbatoi vendimin e KLSH

Nënkryetari i PD, njëkohësisht drejtues politik i për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka publikuar një raport të KLSH të vitit 2017 ku e gjen me shkelje Mark Mollën drejtorin e ujësjellësit të Bashkisë Shkodër. Boçi shkruan se, Bardh Spahia e shkarkoi njëherazi duke konsideruar dhe këtë raport.

Sipas Boçit, SPAK-u i partisë ka dijeni, por ka mbyllur sytë, sepse i duhet opozita para gjyqeve popullore.

“Këtu është një raport i KLSH pas inspektimit në Bashkinë Shkodër në 2017.

KLSH e gjen me shkelje Mark Mollën drejtorin e ujësjellësit të Bashkisë.

Bardh Spahia e shkarkoi njëherazi duke konsideruar dhe këtë raport.

SPAKU i partisë a ka dijeni?!

Sigurisht që po!

Por ka mbyllur sytë, sepse i duhet opozita para gjyqeve popullore.

Dhe hajde e bërtisni ju opinonbërës partiakë që Drejtësia është e pavarur!

Jo vetëm që nuk është, por me dëshirë dhe vullnet është shndërruar në kobure politike në duart e Ramës.

Ka dalë në fushatë!

Nuk heton krimin zgjedhor në Shkodër e Benetin e KESH, të dalë ashiqare i korruptuar por merret me shkarkimin e një personi të kapur me shkelje flagrante”, shkruan Boçi.

About Redaksia

Check Also

Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

Nga Boldnews.al Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re …