Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj burg për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur më 2 tetor 2021 në restorantin e Gjergj Lucës. Llapushi, tashmë i shpallur fajtor për akuzën e “vrasjes me dashje”, ka marrë një dënim më të ulët pas aplikimit të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, i cili lejon uljen e 1/3 së dënimit në rast të pranimit të fajësisë.
Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për 33-vjeçarin, por gjykata fillimisht vendosi 17 vite dënim, duke e ulur më pas përfundimisht në 11 vite e 4 muaj. Llapushi, i cili vazhdon të jetë në kërkim, u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, i cili pranoi fajësinë dhe kërkoi ulje të dënimit.
Ngjarja tragjike ndodhi në një lokal në Elbasan, ku Llapushi sulmoi dhe vrau me thikë kamerierin 57-vjeçar Gazmend Kurmaku pas një konflikti për një tavolinë të rezervuar. Llapushi e kërcënoi fillimisht viktimën duke e kapur nga fyti, përpara se të kryente aktin e rëndë.
Erjon Llapushi, i njohur për precedentë penalë, është cilësuar nga autoritetet si një person me rrezikshmëri të lartë. Për kapjen e tij, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë ushtruar kontrolle në 29 banesa të personave të lidhur me të.
Gjatë këtyre kontrolleve, policia sekuestroi armë, para dhe aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati. Gjithashtu, në tre banesa u gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Pavarësisht operacioneve të shumta, Llapushi ende nuk është kapur nga autoritetet.

About Krye Redaktor

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …