Pavarësisht përplasjes së njohur midis dy liderëve, Trump e vlerësoi letrën e Biden si “shumë e bukur” dhe e përshkroi atë si “frymëzuese”. Kjo shkëmbim formalitetesh ofron një moment simbolik të respektit institucional, përkundër tensioneve politike mes tyre.
“I nderuar President Trump,
Ndërsa largohem nga kjo detyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme.
Populli amerikan dhe njerëzit anembanë botës kërkojnë nga kjo shtëpi për qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që në vitet e ardhshme të jetë një kohë prosperiteti, paqeje dhe hiri për kombin tonë.
Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëhequr vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë”.