Nga Ylli MANJANI
Reflektim…
Kur e kritikoja Yuri Kim sa ishte këtu në detyrë, na quajtët “antiamerikan”, apo “antireformë”. Kurrë nuk e kam sharë, por kritikuar sa kam mundur se ishte një palo ambasadore.
Një spekulante dhe abuzuese e dukshme me detyrën e shtetit të saj dhe, në dëm të Shqipërisë.
“Manjani sulmon ambasadoren…”, ishte titull i çdo lajmi. Më bënë gati gati si terrorist anti-amerikë. Helbete, kritika sipas amerikanistëve këtu quhet sulm!!! Edhe kur ajo është drejtë, prap sulm ta quajnë. Pffff.
Sot që po e kritikojnë edhe vetë amerikanët, madje po e etiketojnë si “e korruptuara e autokratit Edi Rama”, ku u vajti amerikanizma?!
Sinqerisht jam i pezmatuar se si ka mundësi që shqiptari me shqiptarin hyn në debat, deri në sherr përçarës, për një ambasador të huaj. Edhe sikur ai/ajo të mos jetë spekulant si Yuri Kim, si mund të hyjmë ne në debat me njëri-tjetrin?!
Si ka mundësi që në emër të amerikanllëkut të biem dakord me zyrtarë spekulantë të një shteti tjetër dhe, ti biem në top shqiptarëve që i zgjedhim vetë këtu me votë?!
Si mundet që në emër të amerikanllëkut ti biem në top vendit tonë dhe njëri-tjetrit?!
Hajdeni ore të debatojmë për punët tona si shqiptari me shqiptarin, se vetëm kështu i bëhet mirë Shqipërisë!
E njëjta logjikë vlen, tek unë të paktën, edhe me amerikanllarët e Trumpit.
Trumpi është i Amerikës, o shqipe, jo i yni!
A keni ndonjë mendim a ide për Edi Ramën?! Po për krizën mbytëse politike në vend?! Po për keqqeverisjen që vetëm zgjatet me kalimin e viteve njësoj si zullumi?!
Nëse jo, bëni ndonjë shkrim solidariteti për Yuri Kimin, nëse jeni burra apo gra që e keni seriozisht të folurën në publik!
Jepini pak kuptim atyre fjalëve idiotësisht pozitive që i keni thënë spekulantes Yuri!
Hajde bye!