Analisti Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Partia Socialiste ka investuar që Sali Berisha të shpallet non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, kjo është bërë për shkak që beteja e PS në elektorat të jetë më e lehtë.
“Po, Partia Socialiste ka investuar që Berisha të jetë non grata që beteja e PS në elektoratin shqiptar të jetë më e lehtë. Për arsye se militantistët e Berishës janë të kufizuar”, tha Baton Haxhiu gjatë një debati televiziv në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij janë shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021.
Sipas DASH, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.