Serbia është në grevë të përgjithshme, e cila ka bërë që të bllokohet jeta normale dhe funksionimi i institucioneve publike.
Megjithatë, presidentit serb duket se nuk ka përgjigje për këtë që po ndodh anembanë vendit që drejton, por lavdëron veten për punët kinse të mira që po bëhen në Beograd.Vë
Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut përmes një mesazhi video në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se greva e përgjithshme apo “mosbindja e përgjithshme qytetare” është thirrur nga studentët.
Studentët e shumë fakulteteve të Universitetit të Beogradit, Novi Sadit, Kragujevacit dhe Nishit kërkojnë përmbushjen e disa kërkesave.
Publikimin e plotë të dokumentacionit mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e rënies së një strehe prej betoni, vdiqën 15 qytetarë.
Ndryshe, Beogradi u zgjodh si qyteti mikpritës i ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027 pas katër raundeve të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Zyrës Ndërkombëtare për Ekspozita (BIE) në Paris.