Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryetarin socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
Ai është dënuar me 1 vit burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Këtë dënim kishte kërkuar në pretencë edhe prokurori i SPAK, Edvin Kondili.
Gjithsesi, Edison Memolla nuk do të përfundojë në burg, pasi duhet të pritet dhe vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi kryebashkiaku njoftoi se do ta ankimojë vendimin.
“Do të presim të zbardhet vendimi dhe do ta ankimojmë” tha Edison Memolla pasi doli nga salla e gjyqit
Me 1 vit burgim është dënuar edhe shtetasi Blerim Xhamani, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale të “korrupsionit” ka qenë elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë.
I pandehuri tjetër Isuf Tosku është dënuar me 8 muaj burgim, por GJKKO ka vendosur t’ia pezullojë dënimin me burg në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.
Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Në material, Memolla dëgjohet duke ndërhyrë tek një elektricist i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër, me qëllim që tu marrë votën.
Përgjimi – Biseda telefonike:
Kryetari: Alo!
Zonja: Alo!
Kryetari: Përshëndetje?
Zonja: Përshëndetje?
Kryetari: Si jeni?
Zonja: Mirë, po ti?
Kryetari: Më fal se nuk më del numri?
Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?
Kryetari: Po më thuaj?!
Zonja: Unë jam goca e ?
Kryetari: Çfarë halli kishe?
Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat
Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?
Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?
Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?
Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).
Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?
Elektricisti: Kujt kryetar?
Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.
Elektricisti: Alo.
Kryetari: Alo.
Elektricisti: Urdhëro?
Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?
Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?
Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?
Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?
Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?
Elektricisti Rimi: Po?
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.
Elektricisti Rimi: Mirë..
Kryetari: Apo e ke raportuar ti?
Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..
Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?
Elektricisti Rimi: Mirë po iki?
Kryetari: Hajde?