Berisha: Nuk mund të imagjinohej që Rama të thoshte se do votojnë vetëm ata me dokumente shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët u shpreh se, Edi Rama nuk mund të imagjinohej të thoshte se, nga diaspora do të votonin vetëm ato me dokumente shqiptare.

Sipas Berishës, Rama e ka kuptuar se ka një urrjetje të madhe në diasporë, e për këtë qëllim këron t’i kufizojë me çdo kusht për të votuar.

“E drejtë pyetja, por nuk mund të imagjinohej, të them të vërtetën, që dikush do mund të guxonte të thoshte që do votojnë vetëm ata që kanë dokumente shqiptare, se ata shumica dërrmuese nuk i kanë.

Pasi merr pasaportën amerikane, gjermane apo franceze, ajo është pasaportë më e fuqishme shumë se e jotja. Çfarë të duhet ajo. Mund ta kesh, por nuk është kusht.

Çfarë të duhet ajo.

Thjesht ka qenë kjo.

Nuk mund të shkonte mendja se ky mund të ngrihet kundër saj.

Por tani e ka kuptuar që ka një urrejtje të madhe në diasporë dhe emigracion dhe do me çdo kusht t’i kufizojë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …