Nga Alba KEPI
Romë
A është marrëveshja Itali-Shqipëri-Emirate të Bashkuara një prelud i një plani madhor për rikthimin e energjisë nukleare në Itali duke përdorur tokën shqiptare?
Qeveria italiane harton draft ligjin mbi nuklearen me 4 nene e një plan kohor realizimi brenda 2027.
I njëjti afat kohor i vendosur në marrëveshjen me Shqipërinë në Abu Dabi mbi energjinë e gjelbër.
15 janar 2025 në Abu Dabi, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Kryeminsitrja Italiane Giorgia Meloni e Presidenti i Emirateve sheiku Mohamed bin Zayed dakortësojnë nënshkrimin e një marrëveshje trepalëshe mbi energjinë e rinovueshme.
Sulltani Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar, President i COP28 dhe Drejtues i kompanisë Masdar- kolosi i energjisë në Emirate, Gilberto Pichetto Fratin, ministër Italian i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë dhe Belinda Balluku, zëvendëskryeministre e Shqipërisë dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkruajnë paktin strategjik me një investim prej 1 miliardë euro me një horizont kohe realizimi në 3 vite, mbi projekte që do të prodhojnë energji të rinovueshme deri në 3 GW, e transportin e 1 GW drejt Italisë. përmes një kabllo nënujore nga Vlora në Puglia.
Marrëveshja ka përfshirë tre qeveri, sektorin publik e privat e kompanitë kyresore që menaxhojnë rrjetin e energjisë ne këto vende.
Për Shqipërinë KESH. Korporata Enrgjetike Shqiptae.
Qëllimi prodhimi i energjisë së rinovueshme, i insfraskturës për realizimin e projekteve që përshpejtojnë transicionit drejt kalimit të energjinë e gjelbër, duke përdorur burime natyrore shqiptare, ujin, ajrin diellin por dhe sisteme hibride.
Shqipëria ka 100% prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ku peshën më të madhe e zënë hidrocentralet (98%) me 6841 GWh të prodhuara në vitin 2022 nga tre termocentrale të mëdhenj në veri të vendit. Pjesa e mbetur prej 2%, e barabartë me 160 GËh e gjeneruar në vitin 2022, vjen nga fotovoltaikët.
Por synimi i kësaj marrëveshje janë gjetja e burimeve të rinovueshme që do të prodhojnë energjinë e pastër.
Duke u kthyer dy muaj më pas në kohë, parathënia e kësaj marrëveshje trepalëshe u nënshkruar në nëntor të 2024 përmes një partneriteti mes KESH, operatorit shqiptar të energjisë elektrike, dhe kompanisë Emirate Masdar.
Qëllimi; eksplorimin e zbatimi i projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë GW në Shqipëri për furnizimin me energji të Shqipërisë dhe vendeve fqinje nëpërmjet ndërlidhjeve ndërkufitare.
Pra cka u firmos në Abu Dabi kishte kohë që studiohej në tavolinat e dy qeverive; shqiptare e italiane.
Asnjë informacion e transparencë politike, mediatike e parlamentare me debatet përkatëse nuk u përcoll tek publiku.
Por t’i rikthehemi pyetjeve të para?
Plot 10 ditë pas kësaj marrëveshje, në Abu Dabi, në zyrën e qeverisë në Palazzo Chiggi në Romë, më 24 janar 2025, në mbledhjen e këshillit të Ministrave, Ministri i Ambientit e Sigurisë Energjitike, ai që firmosi dhe marrëveshjen me Shqipërinë, Gilberto Pichetto Fratin, prezanton një draft ligj me 4 nene për prodhimin e energjisë nukleare (bërthamore) në Itali.
E ku hyn Shqipëria këtu?
Më 1987 me një referendum votuar kundër nga 80% e italianëve e pas ngjarjeve në Chernobyl, Italia i tha jo prodhimit të energjisë bërthamore në territorin kombëtar e mbylli të gjithë reaktorët nuklearë.
Më 2011 në qeverisjen e Berlusconit i cili synon riaktivizimin e prodhimit të energjisë bërthamore, 94% e italianëve i tha jo referendumit të dytë mbi energjinë nukleare në Itali.
Me dy referendume rrugëtimi i këtij draft ligji bëhet i vështirë për t’u aprovuar.
Por plani i qeverisë italiane ka disa rrugë;
Së pari për të riaktivizuar referendumin duke e konsideruar të vjetëruar teknoligjinë mbi të cilën u bazuan përgjigjet e 1987 e 2011.
Së dyti me krijimin e SMT, reaktorëve modular të vegjël nukleare e jo më centarle të mëdha bërthmaore prej cimento.
E së treti dhe më e rëndësishmja është tw evitojnë Nimby Not In My Backyard.
Sfida sociale për të lokalizuar ndërtimin e këtyre reaktorëve bërthamorë në një vend jashtë territorit italian për të evituar protestat e banorëve për ndërtimin e tyre në territor.
Ndërtimi i këtyre reaktorëve në Shqipëri, përmes kabllove nënujore që do lidhin Vlorën me Puglian do të përcillet energjia e gjelbër, plani bazik mbi të cilin u firmos marrëveshja 1 miliardë euro në Abu Dabi.
Prodhimin e energjisë bërthamore dhe pse ndaluar me dy referendume qeveria italiane e ka vënë në akte me një draft ligj që u diskutua pak orë më parë.
Si e ku do ngrihen këto reaktorë?
Deri sa nuk ka një debat politik, mediatik, parlamentare e publi, pas heshtjes o fshehjes cod pyetje është legjitime,
Mos do ndërtohen në Shqipëri?
“Nuk duhet harruar fuzioni bërthamore, e cila potencialisht mund të prodhojë energji të pastër, të sigurt dhe të pakufizuar dhe të transformojë energjinë nga një armë gjeopolitike në një burim gjerësisht të aksesueshëm, i aftë për të ndryshuar”, u shpreh KM italiane pas firmosjes sw Paktit me Shqipërinë e Emiratet në Abu Dabi.
E dyshimet mbi një fakt të reaktorëve nuklearë në Shqipëri po vijnë dhe nga mediat e ekspertët italianë të energjisë.
Tashmë Italia e ka konfirmuar se i zgjidh problemet e saj “jo në kopshtin e saj” por në kopshtin shqiptar ku Nimby – Not In My Back Yard, është i paekzistueshëm.