Berisha: Rama ka kryer krime ndaj njerëzimit në shëndetësi me onkologjikun dhe me Covid-in

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me ekspertë të opozitës në takimin e prezantimit të programit të Qeverisjes 2025-2029 për Shëndetësinë, u shpreh se rilindja e Edi Ramës, njeriu që premtoi sistem shëndetësor falas, bëri me sistemin që vendosi që sot shqiptarët të paguajnë më shumë se çdo komb tjetër për shërbimin shëndetësor nga xhepi i tyre.

Berisha u shpreh se, Edi Rama, dje, tha se ajo që ka ndodhur në onkologjik është një krim i rëndë. Në krye të këtij krimi qëndron vetë ai, qëndrojnë ministrat e tij, që shënojnë rekordet më të zeza. Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve.

“Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju mjekë, profesorë, infermierë që jeni të pranishëm në këtë sallë, por një përshëndetje dhe nderim të veçantë të gjithë bluzave të bardha, burra, gra, të rinj, të moshuar, që me përkushtim u shërbejnë shqiptarëve në të katër anët e vendit.

Ne hapim paraqitjen e programit të PD për katër vitet e ardhshme me shëndetësinë.

Me shëndetësinë, për disa arsye.

E para, nga të gjitha shërbimet, degët, është më e rëndësishmja, më e lidhura direkt me jetën, me shëndetin e qytetarëve.

Dhe në këtë kontekst, nuk mund të ketë asgjë tjetër më përparësi se sa ky sistem.

Nuk mund të ketë asgjë më të rëndësishme për ne se sa ky sistem në programin tonë.

Por ka dhe një arsye tjetër, të jemi realistë, dramatike.

Rrokullisja e këtij sistemi në mënyrën më të pabesueshme.

Rrokullisja e këtij sistemi me shpejtësi të madhe, pushtimi i tij nga një mafie e egër, mafia më e pashpirt që ekziston, është mafia që pushton shëndetësinë. Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këtë.

OECD ka një sistem të vlerësimit të cilësisë së arsimit, PISA, dhe në atë sistem, nga një ngjitje vertikale, sepse sistemi ynë arsimor nuk ishte cilësor, por ama me reformat e ndërmarra ne arritëm një ngjitje vertikale, të fortë. Ngjitje, e cila për hir të të vërtetës, u kthye në rënie sapo përfundoi efekti i atyre viteve.

Sapo u futën në vlerësim 8 vitet e narkodiktaturës, Shqipëria pati rënien më të madhe në botë, rënien prej 69 pikësh. Iu garantoj se po të kishte një sistem të tillë për shëndetësinë, kjo rënie do tejkalonte këtë të arsimit, por me një dallim shumë të madh.

Kjo rënie nuk do ishte thjesht një rënie në cilësi, por një rënie e shoqëruar me krime kundër njerëzimit.

Rilindja e Edi Ramës, njeriu që premtoi sistem shëndetësor falas, dhe ai ekziston, sistemi britanik, nuk është se nuk ekziston në një vend, bëri me sistemin që vendosi, me korrupsionin dhe mafien që vendosi, bëri që sot shqiptarët të paguajnë më shumë se çdo komb tjetër për shërbimin shëndetësor nga xhepi i tyre.

Dhe jo vetëm kaq, bëri që me qindra të sëmurë, dhe këtu qëndron krimi kundër njerëzimit, të vdesin jo nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve që do zgjasnin jetën e tyre, do i shpëtonin ato.

Mungesa e ilaçeve, jo se ky vend e kishte të pamundur t’i blinte, jo, absolutisht, jo se ky vend ishte në izolim të plotë dhe nuk ia shisnin, por sepse fondet për këto ilaçe vidheshin, vidheshin dhe vetëm vidheshin.

Dhe këto janë krime kundër njerëzimit.

Edi Rama, dje, tha se ajo që ka ndodhur në onkologjik është një krim i rëndë. Në krye të këtij krimi qëndron vetë ai, qëndrojnë ministrat e tij, që shënojnë rekordet më të zeza.

Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve.

Do të më falni, cilido që ka njohur Ilir Beqën, në rini dhe fëmijëri, e ka njohur si debil.

Po, ua them haptas këtu dhe më vjen keq që flas në këtë mënyrë. Por një hajdut, siç do thoshte një punonjës i ndershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, si ky hajdut, kjo ndërtesë nuk ka pasur kurrë.

Si ajo tjetra, korba e korrupsionit, u kryen kundër njerëzimit.

Shqiptarët paguan nga xhepi i tyre për Covid-in 1 mijë euro për person.

Paguan 180 milionë euro sepse Shqipëria me dyfishin e banorëve, mbante më pak se 50 përqind të shtretërve që mbante Kosova për shtrim.

E shndërruan vendin në një mega-spital ku njerëzit vdisnin pa marrë ndihmën dhe fshihej krimi.

Në turpin dhe krimin më të madh të atyre mjekëve që pranonin fshehjen e krimit. E paimagjinueshme, por doli një ditë një mjek me ndërgjegje dhe dha shifrat. Dhe shifrat e vdekjes nga Covid-i ishin 4-5 herë më të larta se ato që jepte Ministria e Shëndetësisë. Dhe bashkëpunëtorë në krim si ajo që u bë matrapaze mandatesh, etj.”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Veliaj tha do flas”, Paloka: Rama po i dërgon mesazhe, i tha se nuk të kam shitur unë

Gjatë intervistës në studion e emisionit në News24, deputeti i PD, Edi Paloka, u shpreh se …