Një ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një punonjëseje në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Lezhë.
Ajo tha se drejtori Altin Gjergji detyron punonjësit të dalin të shtunën në punë për të vijuar mbledhjen e emrave për votimet e 11 majit pasi janë shumë keq me numrat. Por jo vetëm kaq, pasi ajo shtoi se drejtori i kërcënon me heqje nga puna nëse nuk paraqiten në takimet elektorale të fundjavës që janë punë pa pagesë.
Duke marrë shkas nga ky denoncim, por edhe terrori që Gjergji ushtron ndaj vartësve të tij, të tjera denoncime kanë mbërritur në redaksinë tonë.
Punonjësit e konsiderojnë drejtorin e tyre përbindësh, monstër dhe hajdut pasi që kur ai është vendosur, pa meritë, në krye të ASHK-së, nuk kanë patur asnjê ditë të qetë pune.
Ata akuzojnë kryebashkiakun Pjerin Ndreu për vendosjen e Altin Gjergjit në krye të ASHK-së pasi nuk ka qenë post i marrë me meritrokaci, por për qëllime personale e me mik të fortë partinë.
Më tej në denoncim, punonjësit thonë se sjelljet e tij abuzive, shkelja e ligjit dhe përfitimet e paligjshme janë dëshmi e arrogancës që po dëmton institucionet dhe qytetarët.
Shumë prej tyre mendojnë edhe lënien e punës për shkak të terrorit e presionit që marrin çdo ditë prej tij, por duke qenë se kanë familje e fëmijë për të rritur shpresojnë që Prokuroria do nisë hetime për këto denoncime.