Noka në Bruksel: Diaspora kudo mirëpret PD dhe Sali Berishën, banditët e Tiranës i ka zënë makthi dhe ethet

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA NË TAKIMIN ME DIASPORËN NË BELGJIKË

Të nderuara zonja, zotërinj, miq, bashkëatdhetarët tanë! Një falenderim dhe mirënjohje të pakufijshme për këtë pritje kaq të ngrohtë, kaq emocionale.

Është një pritje që as e kishim menduar, është një pritje që të bën jo me emocione, por të bën që të ndihesh borxhli ndaj jush vëllezër dhe motra që përfaqësoni diasporën sot në Belgjikë dhe në Europë. Dua të shfrytëzoj këtë moment, para se të nis fjalën time, për të përcjellë një përshëndetje të përzemërt të kreut të PD, të liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës, për ju vëllezër e motra, e nëpërmjet jush për çdo shqiptar që ndodhet në Bruksel, në qytete tjera të Belgjikës dhe t’ju themi që sot vendi ynë i ka sytë tek ju.

Ju, diaspora jeni sot shpresa jonë për ndryshimin. Jeni shpresa e shqiptarëve për të kthyer në rrugën normale drejt Europës, rrugë e ndërprerë nga bandat dhe narkotrafiku i Edi Ramës.

Të dashur vëllezër dhe motra, ju jetoni në çdo moment me Shqipërinë mëmë. Gjendja në Shqipërinë tonë dhe tuajën bashkë është emergjente. Ju patjetër i keni ndjekur dhe vëzhguar të gjitha zhvillimet. Por sot, disa gjëra do t’i ndajmë bashkë, sepse duke biseduar, duke trajtuar hallet e vendit dhe të familjeve tuaja atje, të njerzve, shoqërisë suaj atje, ne do të mundemi të ndërtojmë një rrugëtim shprese për vendin tonë.

Ne, sot në Shqipëri kemi një narkoregjim.

Ne sot në Shqipëri, nuk kemi një kryeministër, siç ka Belgjika, siç ka çdo vend i Europës. Jo, ne kemi një narkokryeministër. Ne nuk kemi një qeveri, por kemi një narkoqeveri. Kemi një njeri në pushtet që premtoi dhe çdo premtim e shndërroi në mashtrim. Ne kemi një njeri që, largoi për 12 vite 1.1 milionë shqiptarë nga tokat, familjet dhe shtëpitë e tyre.

Ne, kemi një njeri sot i cili ka për objekti etëm një gjë: të rrënojë, të shkatërrojë Shqipërinë, ta shpopullojë atë, dhe pastaj ta kthejë në një parcelë eksperimentale për projektet e Xhorxh Soros dhe të mafies së tij, që Shqipëria të kthehej tokë e djegur për shqiptarët dhe të bëhet parajsa e trafikantëve dhe e mafies ndërkombëtare të Xhorxh Soros.

Ju, e mbani mend në 2013 premtoi 300 mijë vende pune Edi Rama. Dhe ja ku jemi sot, 1.1 milionë prej nesh janë në Bruksel, në Gjermani, në Holandë, në Luksemburg, në Danimarkë, në Itali, në Norvegji, në të gjithë Europën.

Shëndetësinë falas që iu tha shqiptarëve, ai ua zëvendësoi me bizneset e kushërirës së tij, Vilma Nushit dhe të Rrapajt. 430 milionë euro taksa të shqiptarëve, të familjarëve tuaj, i bëri rrush e kumbulla për check up-in e Vilmës që burrat i nxirrte shtatzënë dhe gratë i nxirrte me prostatë. Kjo pra është shëndetësia e Edi Ramës në Shqipëri.

Rendin dhe sigurinë në Shqipërinë tonë, Edi Rama e zëvendësoi me bandat dhe me krimin e organizuar. Sot, vendi ynë është i vetmi vend në botë që drejtorin e Policisë së Shtetit nuk e propozoi dhe nuk e emëroi vullneti politikës së shqiptarëve. Jo! E ka emëruar krimi i organizuar. Drejtori i apolicisë sot është përfaqësues i mafies.

Këto po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

Politikat e zhvillimit në Shqipëri, Edi Rama i shdnërroi  në vjedhje.

Edi Rama, menaxhimin e taksave të familjarëve tuaj, të shoqërisë shqiptare e shndërroi kryekëput në një hajdutëri.

Edi Rama është sot në pushtet, jo se e votojnë shqiptarët. Jo! Edi Rama është sot në pushtet, sepse në pushtet e mbajnë trafikantët e drogës dhe krimi i organizuar.

Të dashur vëllezër dhe motra, pensionistët, prindërit tuaj, vëllezërit dhe motrat tuaja atje për 12 i katandisi njeërzit më të rrënuar, më të shfrytëzuar, i ktheu në njerëz të mjeeruar.

Pse? Sepse ky njeri nuk e ka kurrë njeriun e thjeshtë në vëmendje të tij.

Ai, nuk e njeh konceptin e njeriutt të lirë, e njeriut që ka parime dhe vlera njerëzore. Ai sot mburret se thotë: kam 8.2 mld euro buxhetin.

Por po ju them sot këtu, se ai gjysmën e buxhetit, bashkë me bandën e tij e vjedh, dhe kurrë nuk e kthen në të mira materiale për shqiptarët.

Ju, keni mundur të mbani atë shoqëri pa u asimiluar, atë shoqëri pa u shuar. Jeni ju, diaspora që sot do t’i jepni zgjidhje Shqipërisë. Çdo shqiptar sot i ka sytë tek ju, sepse ju, jeni njerëz të lirë, dhe Shqipëria këtë ka nevojë sot më shumë se kushdo: që të jetë e lirë, ka nevojë për kontributin e nejrëzve të lirë, ka nevojë për kontributin e diasporës.

Sot, jemi para nëj momenti historik. Sot është koha që këtë të keqe të madhe që ka kapluar vendin tonë ta ndalim, dhe kjo dueht të ndalet. Sot, një ditë e re, një e ardhme e begatë dhe e ndritur e pret Shqipërinë. Por ajo që të bëhet realitet pret kontributin tuaj, pret investimin tuaj, të çdonjërit prej jush, të atyre që janë këtu dhe që nuk janë këtu.

Zgjedhjet e 11 majit, janë procesi që do të ndajë dy epoka. Do të ndajë epokën e narkosit, korrupsionit dhe krimit të organizuar me epokën e zhvillit dhe të integrimit europian të Shqipërisë.

Unë jam shumë krenar për kontributin e degës së PD këtu në Bruksel.

Është koha jonë! Tashmë është radha jonë! Është radha e shqiptarëve të diasporës. Sepse, nuk ka asnjë komb, nuk ka asnjë komb në botë që të ketë më shumë se gjysmën e vet jashtë trojeve gjeografike.

Sot 3.7 milionë votues janë në regjistrat e zgjedhjeve në Shqipëri. Por janë 3.7 milionë, 1.5 milionë janë në Shqipëri. E gjithë pjesa tjetër janë në diasporë.

Nevoja është ulëritëse, nevoja jonë për të sensibilizuar çdo shqiptar në diasporë dhe për t’i thënë që: është radha jote që të vendosësh, jo vetëm për fatin tënd dhe të familjes tënde në atdhe, por edhe për fatin e shoqërisë dhe të Shqipërisë.

Është radha jote të frenosh rrugëtimin e Shqipërisë drejt asgjëkundit dhe ta kthesh në atë rrugëtim që kemi patur ne ëndërr dikur, rrugëtimin drejt Europës.

I kanë zënë ethet, motra dhe vëllezër, i ka zënë tartakuti banditët e Tiranës, sepse kur shohin që diaspora kudo mirëpret PD dhe Sali Berishën, ata i kap makthi, sepse e dinë që nga ju do i vijë fundi. Menduan se ju larguan, menduan se ju përzunë, dhe duke menduar se duke ju larguar, menduan se shpëtuan.

Është koha t’i kthejmë reston bandës së pushtetit në Shqipëri.

Ne kemi paraqitur para shqiptarëve një program nga më të mirët që ka patur historia e demokracisë shqiptare. PD, ka nëj program tejet serioz, dhe ka një vendosmëri të palëkundur ëpr ta nxjerrë vendin nga kjo varfëri ku e ka zhytur regjimi i Edi Ramës për ta nxjerrë nga kthetrat e krimit të organizuar dhe të mafies shqiptare dhe dnërkombëtare.

Ne, jemi të vendosur që të kthejmë në pushtet një qeveri për shqiptarët dhe jo për qeveritarët, siç ka qenë sot e 12 vjet.

Në 11 maj, ju keni në dorë të sillni në pushtet PD, qeverinë që bën të mundur ndryshimin e Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj. Keni në dorë me votën të sillni në pushtet PD, që do të ketë një që do iu shërbejë familjarëve tuaj, nënave dhe baballarëve tuaj në Shqipëri, që ka një program që do ta mëkëmbë atë vend, ekonominë e çdo familjeje në Shqipëri.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë. Shqipëria jonë i ka ë gjitha resurset. Ajo është vend i bekuar, por ajo nuk ka ecur dot këto vite se ka një qeveri të mallkuar, që ju me votën tuaj do ta hiqni dhe do riktheni atë qeveri që meritojnë shqiptarët.

Ndaj, vëllezër dhe motra, ju lutem kontaktoni çdo të njohur që keni këtu në Bruksel, në diasporë dhe në çdo vend tjetër të Belgjikës. Trokisni në çdo derë, sensibilizoni çdo qytetar. 11 maji është shansi historik, jo vetëm i joni, por i gjithë Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

11 maji është mundësia e madhe e një ndryshimi dhe ne do ta bëjmë realitet atë. Regjistrohuni dhe bisedoni me çdonjërin. Janë 120 mijë shqiptarë në Belgjikë.

Po shikoja portalin parmbrëmë, 532. Këtu jemi 1000 shqiptarë, vetëm këtu janë 1000. Sikur çdonjëri prej jush të sensibilizojë 10 të tjerë, sikur çdonjëri prej jush të ketë mudësi të bisedojë dhe të sqarojë me 10 apo 100 të tjerë, dhe ja ku bëmë ëndrrën tonë realitet.

Mos neglizhoni, ju lutem! Vota juaj do të bëjë ndryshimin!

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Protesta për Veliajn, SPAK dhe GJKKO shkresë policisë: U rrezikua siguria e gjyqtarëve, pse nuk morët masa?

GJKKO dhe SPAK i kanë bërë shkresë Policisë së Shtetit me kërkesën për informacion rreth …