Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin, Gazment Bardhi, zhvilloi këtë të diel një takim me qytetarët në Patos në 34-vjetorin e themelimit të degës lokale.
Patosi është gati për ndryshim shkruan Bardhi në një postim në Facebook, ndërsa 12 vitet e fundit i quan keqqeverisje të Ramës, që kanë sjellë pasoja të rënda tek qytetarët.
Postimi
Patosi gati për NDRYSHIM!
12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të Bashkisë Patos. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri ti trajtojë qytetarët si armiq.
Në 34 vjetorin e themelimit të PD në Patos, demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të FITOJNË!