Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar të shkëlqyer takimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe deputetit Bledion Nallbati me bashkëatdhetarët shqiptarë në Bruksel si dhe takimin e deputetes Elda Hoti në Venecia të Italisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë disa momente nga takimi me diasporën në Bruksel dhe zyrtarëve të PD dhe organizatorëve të këtij takimi.
Takim i shkëlqyer i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe deputetit Bledion Nallbati në Bruksel. Përshëndetje të përzemërta të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij takimi, drejtuesve të Degës së PD-së, Agim Sheta, Denisa Nela,Avni Kojeli, Sokrat Hoxhaj, Gjergj Moli, Luan Lazimi.
Deputetja e PD, Elda Hoti takim me diasporën në Venecia
Deputetja e PD, Elda Hoti, ndalesën e pati në Venecia ku u takua me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin e gondolave, Venecia.
Takimi, i cili tejkaloi pritshmëritë, u mirëprit edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e cilësoi të shkëlqyer, ndërsa pati dhe një falenderim për pjesëmarrësit dhe organizatorët e tij.
Statusi
Takim i shkëlqyer i deputetes Elda Hoti në Venecia. Përshëndetje të përzemërta të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij takimi, Romario Marashi, Ëilson Dona, Anton Bushpepa, Arben Ndreu, Fran Jakaj, Ernest Miri, Petrit Matia.