Berisha: Rama nuk lë gjë pa vjedhur, së fundmi vodhi edhe premtimin tim për Bankën e Zhvillimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatw konferencws pwr shtyp tha se, të thuash se Rama është hajdut, nuk përbën më lajm për median, pavarësisht se shprehet i vendosur për të denoncuar vjedhjet e tij.

Sipas Berishës, vjedhja më e fundit e Ramës, është premtimi I tij për krijimin e Bankës së Zhvillimit, një nismë kjo e bërë publike pak ditë më parë nga kryeministri.

“Së dyti, të thuash se Edi Rama është hajdut, nuk përbën lajm dhe jam i sigurt se ju nuk ia transmetoni qytetarëve, jo nga frika e tij, edhe ajo është, por nuk ua transmetoni se nuk përbën lajm.

Megjithatë, unë do ta denoncoj Ramën në çdo vjedhje të tij.

Këto ditë ai ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga Sali Berisha nga viti 2012 gjer në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur.

Dhe ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim.

Këtu i keni disa prej titujve, që informojnë publikun për vendimin e Sali Berishës, premtimin e tij për Bankën Shqiptare të Zhvillimit.

Unë e kuptoj se akuzat për vjedhje për Edi Ramën nuk bëjnë lajm se janë standard normal.

Por unë nuk do lodhem duke denoncuar këtë hajdut që nuk lë gjë pa vjedhur.

Vetëm një gjë i them, midis kopjet dhe origjinalit, çdo qytetar i këtij vendi, kopjen e hedh në kosh dhe mban origjinalin.

Prandaj, sa bën papagallin e Sali Berishës, më mirë mos e prit 11 majin se absolutisht do marrësh atë që meriton.

Si mundet një kryeministër, pa u skuqur, pa u zbehur, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit. Pra, nuk mund të mos e denoncoja këtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si Bushka dhe Ajola asgjësuan celularin e shtetases I.G që provat të mos binin në duart e SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, …