Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët duke komentuar zgjedhjen e Lukashenkos ne Bjellorusi, tha se, “garantoj se çdo dhunim i kodit zgjedhor do shpallet krim kushtetues”.
“Dje, diktatori i Bjellorusisë zhvilloi zgjedhjet jo me një, por disa eksponentë të opozitës në burgje.
I cili, njëlloj si Edi Rama, deklaroi se ata kanë hapur vetë dyert e burgjeve.
Sepse kishin folur kundër tij, sepse kishin qëndruar kundër tij.
Pikërisht për këtë arsye është në burg Ilir Meta, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit.
Në një akt politik të shëmtuar, kriminal, Edi Rama nuk ka shanse në këto zgjedhje.
Por garantoj se krimet e tij politike do marrin ndëshkimin më të rëndë.
Dhe si të tilla nuk do konsiderohen vetëm burgosjet dhe persekutimi i kundërshtarëve, por krim kushtetues politik do konsiderohet çdo dhunim i kodit zgjedhor, serinë e të cilëve ai e vazhdon pandërprerë.
Kjo ishte çështja më kryesore që unë desha të sjell para medieve sot në një ditë shumë të veçantë, pasi nuk ka ndodhur kurrë që të ndryshohen gjykatësit në prag të procesit gjyqësor, në mënyrë që të sigurohet vendimi që do Edi Rama”, tha Berisha.