Kryeredaktori i “RD”, Bledi Kasmi e konsideron procesin e primareve në PD, si një risi për politikën shqiptare, duke shtuar se ndër të tjera tregon edhe emancimpimin e një force politike gjithashtu.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Kasmi tha se gara e hapur brenda një partie është më pozitive, pasi në Shqipëeri, vështirë se mund të gjendet një kulturë e tillë.
Sipas Kasmit, po shihet të gjitha variantet dhe mundësitë e implementimit të procesit të primareve në terren, dhe kjo sigurisht do të ketë në fokus edhe aleatët dhe përfshirjen e strukturave të tjera të partisë.
Për Kasmin, procesi i primareve nuk duhet të shihet si një çështje madhore kombëtare, por si një një proces i brendshëm politik.
Fokusi i PD, sipas tij, duhet të jetë shkatërrimi i narkoregjimit dhe ngjallja e shpresës te qytetarët se kjo forcë poklitikë mund ta largojë këtë pushtet kriminal.
“Pjesa e primarve duhet të ketë problematikat e veta sa i përket aleatëve apo përfshirjes së strukturave të tjera të partisë. Risi për politikën e Shqipërisë, tregon emancipimin e një force politike dhe nga ana tjetër implementimi në terren. Po shihen variantet se si mund të realizohet e konkretizohet në terren. Do të ketë një formulë për aleatët, që të jenë pjesë e listës së PD.
Është një skemë që s’jemi ëmsuar me një demokraci të tillë, që të ketë një përfaqësi të tillë. S’jemi mësuar me kulturën e humbjes e pasjes së drejtë. E s’ka gjë më të mirë se gara e hapur. Pozitivja është se kemi krijuar trup shumë të fortë përfaqësimi. PD i ka mbijetuar stuhive të paimagjinueshme dhe ka krijuar një profil politik të pathyeshëm.
Nuk mjaftonin, SPAK, gjykata e qeveri, por kishim edhe ndërkombëtarët përmes Soros në sistemin e drejtësisë që ishte futur deri në DASH, PD ia doli të ruajë identitetin dhe të jetë një forcë e vërtetë politike dhe altëernative për të mposhtur regjimin.
Ka krijuar dhe një problematikë që kjo’ trupë spartanësh’, prej 300 vetash të bëhen pjesë e garës në primare. Të gjithë kërkojnë të bëhen pjesë e PD në 4 vitete e ardhshme. S’janë të parat, primaret e brendshme të PD, ajo s’duhet të tejkalojë kufijtë e strukturave të brendshme të partisë.
Halli më i madh i shqiptarëve të ketë një PD të fortë, e gatshme për të mposhtur një regjim kriminal në 12 vite, që nënshtron votën e shqiptarëve. Kjo është sfida e vërtetë e PD. Primaret duhet të jenë thjesht një çështje e brendshme e PD, dhe s’ka arsye të bëhet aq çështje kombëtare. Çështja kombëtare e PD është rrëzimi i regjimit dhe të ngjallë shpresën për të rrëzuar këtë bandë”, tha Kasmi.