Këlliçi: Nuk ka seancë pajtimi! Bolino do njihet në gjykatë me provat e grabitjes së 4 mijë m2 truall publik

Shtyhet seanca gjyqësore për padinë për shpifje mes Karlo Bolinos dhe drejtuesit politik të PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi mbi akuzat e këtij të fundit për tjetërsimin e 4 mijë m2 truall publik për llogari të ndërtimit të TV të Bolinos.

Në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës pajtimore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të mungesës edhe të Jamarbër Malltezit, si palë në procesin gjyqësor, Këlliçi tha se Bolino, si hajdut i 4 mijë m2 tokë të grabitur në mes të Tiranës, duhet të ishte para ligjit për të dhënë llogari.

Këlliçi tha se nuk do të tërhiqet, ndërsa shtoi se në Gjykatën Penale do të njihet me të gjitha provat për grabtitjen e mbi 4 mijë m2 truall.

“U paraqita kur përballë kisha sivëllaun e Karlo Bolinos, Idajet Beqirajn, hajdutin e mbi 4000 m2 tokë publike, ndërsa banorët s’kanë ende shkollë. Një bandit që duhet të ishte para ligjit, kur është vjedhur një truall publik. Kishte pafytyrësinë më të madhe që të vinte sot për t’u paraqitur me një padi për shpifje për mua dhe një prej pasuesve më të mëdhenj të familjeve të Tiranës. Seanca u shty për të ardhur Malltezi për pajtim publik.

I bëj të qartë Bolinos se nuk pajtohem unë me të, për të gjitha akuzat e PD në SPAK dhe akuzat publike për të, ai dhe hajdutet e ngjashëm me të, do përballen para ligjit.

TV juaj paguhet e është paguar nga inceneratori i Tiranës, e ftoj z. Bolino të vijë në çdo seancë gjyqësore të ballafaqohet me pretendimet e faktet tona.

Tashmë është dhe një gjykatë tjetër penale, që do të njihet me të gjitha provat e 4400 m2 katrorë për të bërë një televizion që shan e linçon PD dhe përfaqësuesit e opozitës çdo ditë”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Kryetari i PD gjatë një takimi me Federatën e Bashkuar ka bërë thirrje për pjesëmarrje …