Adriana Kalaja, avokat e Belind Këlliçit në gjyqin me Carlo Bolinon ka folur pasi ka dalë nga GJKKO. Kalaja tha se, Beqirët e ngjashëm si Bolino, duke vjedhur prona publike, kanë misionin e tyre antikombëtar…
“Së pari veprimet e bëra nga ai që grabit edhe pronat në mes të Tiranës, tregojnë hallin dhe panikun që i ka zënë. Por ky nuk është halli ynë, por halli i tyre. Carlot dhe Beqirët, përpara se të shkojnë në gjykatën e Tiranës do të tregojnë përpara qytetarëve të Tiranës për pronat e vjedhura, për lekët e abuzuara nëpërmjet tenderave të AKSH-it dhe për lekët e financimit që është bërë me lekët e inceneratorit që nuk ekziston. Për të informuar edhe gazetaren e Reportit të cilën e ka keqinformuar pagatori i saj. Proceduralisht ne një kërkesë penale, është detyrim i kërkuesit që të sjellë provat, ndërkohë që ne qoftë PD por qoftë dhe zoti Këlliçi personalisht e kemi kallëzuar disa herë hajdutin në fjalë. Beqirët e ngjashëm si Carlo Bolino të cilët me paratë publike, duke vjedhur prona publike, kanë misionin e tyre antikombëtar, antishqiptar të sulmit të opozitës pa fakte dhe pa prova.
Ne nuk kemi asgjë për të provuar përveç faktit që kallëzuesi Carlo Bolino dhe kërkuesit e tjerë të ngjashëm, Beqirët në shërbim të mafies në pushtet kanë vjedhur dhe kanë abuzuar me paratë dhe pronat publike. Madje e theksoj me forcë që ky është nderi më i madh që kategoria e Carlove dhe Beqirëve sulmojnë Belind Këlliçin se tregon diferencën e madhe të politikës që ofron Kelliçi dhe që ofron pala tjetër me shërbëtor si Carlo apo Beqiri”, tha Kalaja.