Protesta, emigrantja: Edi Rama po na ndan nga vëllezërit tanë të Kosovës!

Aktivistët e diasporës kanë thirrur sot një protestë përpara kryeministrisë kundër diskriminimit të veriut nga Edi Rama.

Qytetarja e cila hapi edhe protestën, gjatë fjalës së saj u shpreh se qeveria e ka lënë në harresë totale të gjithë veriun, duke i vënë dy tarifa bazë e duke na larguar nga vëllezërit tanë kosovar.

“Qeveria duhet ta dijë dhe ja kujtojmë ne se tarifat janë diskriminuese, dhe duke qenë se varemi shumë nga këto rrugë për qarkullim të përditshme, shkollë punë  e aktivitete të tjera që janë etike dhe vendosja e atyre trave janë një formë diskriminimi për qytetarët veriorë”, u shpreh ajo.

Fjala

‘Qeveria jonë ka lënë në harresë totale të gjithë veriun, duke i vënë dy tarifa bazë e duke na larguar nga vëllezërit tanë Kosovar.

Qeverisë tonë nuk i pëlqen që të kujtojë vargjet e të madhin Ndre Mjeda që janë të gdhendura në gurë:

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,

janë nji komb m’ u da s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e një gjuhë t’gjith na bashkon.

Qeveria duhet ta dijë dhe ja kujtojmë ne se tarifat janë diskriminuese, dhe duke qenë se varemi shumë nga këto rrugë për qarkullim të përditshëm, shkollë, punë  e aktivitete të tjera që janë etike.

Qeveria duhet ta dijë se vendosja e këtyre trave është një formë e diskriminimit krahinor ndaj këtyre zonave veriore që historikisht kanë qenë të margjinalizuara.

Gjithashtu kjo qeveri e di se krahasuar me vende të tjera, Kukësi, Hasi e Tropoja kanë marrë shumë më pak investime për rrugë lokale, zhvillim ekonomik apo projekte të ndryshme strategjike duke izoluar më tej zonat rurale që sjellin varfëri, izolim e shpopullim.

Kukësi, Tropoja dhe Hasi janë rrethet më papunësinë më të lartë në Shqipëri dhe shumë të rinj janë të detyruar të emigrojnë për shkak të mungesës së një jete normale këtu’.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama në bashki, ose kthimi në vendin e krimit!

Nga Armir SHKURTI Pas arrestimit të Veliajt, Edi Rama u rishfaq në bashkinë e Tiranës. …