Alizoti: Rama një antishqiptar plaçkitës, diaspora do të sjellë ndryshimin!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti i ftuar në studion e SYRI TV, komentoi intervistën ekskluzive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke u shprehur se fjalët e këtij të fundit janë mjaftë të rëndësishme.

Alizoti theksoi se fjalët e Ahmetajt, njëri prej figurave kyçe të Partisë Socialiste dhe një bashkëudhëtari të ngushtë të Ramës, duhet të merren seriozisht, duke e konsideruar një sinjal të rëndësishëm për situatën aktuale në Shqipëri.

Alizoti theksoi se fshatrat janë në një mjerim të plotë dhe Shqipëria është e shpopulluar, ndërkohë që Kryeministri Rama, i njohur për luksin dhe shpenzimet e tepërta, konsumon shuma marramendese. Ai bëri thirrje për një mobilizim të opozitës dhe diasporës, që sipas tij janë shpresat e vetme për ndryshimin e kësaj situate alarmante.

“Në këtë bisedë e vërteta kryesore është ish-zëvendëskryeministri. Unë do t’i bazohem fjalëve të një njeriu shumë të rëndësishëm në politikën shqiptare, i rëndësishëm në Partinë Socialiste, një bashkëudhëtar i gjatë i Ramës, i asaj partie, pra një partiak i vjetër.

Një njeri me një peshë të caktuar në atë parti, peshë serioze, ka mbajtur ministri të rëndësishme. Zëvendës kryeministër, posti i dytë pas njëriut më të rëndësishëm, pra, fjalët e tij janë të gjitha për t’u marrë seriozisht, janë të gjitha shumë serioze.

Ai dje tha diçka që më bëri përshtypje, që nuk e quajti më as në emër, as kryeministër, por e quajti kryetarin e një organizate, pak a shumë këtë që kemi thënë ne gjatë gjithë kohës, opozitarët, e ka thënë zoti Berisha dhe të gjithë opozitarët në Shqipëri. Kur e thotë ai, bën dallim nga ne. Ai është njeriu që e njeh sistemin, ai është njeri që ka punuar në atë sistem, ai është njeri që njeh Partinë Socialiste, pra është njeri që ka ndërtuar karrierën e tij politike në atë parti, dhe fjalët e tij janë shumë serioze.

Në momentin që ai thotë, dhe e vërteton dhe e fakton, që u bëri përshtypje edhe njerëzve, dhe është për të bërë përshtypje, që në një vend kaq të varfër që është Shqipëria, dhe unë kam lëvizur këto kohë edhe nëpër fshatra dhe fshatrat e Shqipërisë janë në një mjerim total, e gjithë Shqipëria është pozicionuar nëpër qytete dhe një pjesë e madhe e qyteteve kanë ardhur të gjithë në Tiranë.

Të shikosh fshatrat e Shqipërisë është një tragjedi, është mesjetë, dhe të kesh një kryeministër që unë gjithmonë e kam përmendur që i pëlqen luksi, por që të pijë një verë 33 mijë euro, që kam përshtypjen edhe familja e Mercedes Benz-it nuk do ta pinte, as Anjeli nuk do ta pinte, ta pije kryeministri i një vendi… tani po i referohem fjalëve të ish-zëvendëskryeministrit, sepse unë s’e kam ditur dhe s’kam nga ta di këtë gjë… por do të thotë se këtu është kulmi i plaçkitësve, se këta janë plaçkitës.

Konstatime ne kemi pa fund, detyra e çdo opozitari në Shqipëri është të rrisë numrin e njerëzve, të kontaktojë me diasporën që në Shqipëri të ndodhë ndryshimi, nuk ka më nevojë për komente për një antishqiptar. Unë e them me plot bindje që Edi Rama është antishqiptar, sepse ka njerëz që mund t’i quash tradhtarë, dhe tradhtia është dobësia e një njeriu. Disa mund ta bëjnë për para, disa mund ta bëjnë për kërcënim etj. Anti do të thotë që ti e ke me pasion. Ai është njeriu që këtë vend e ka shpopulluar, sa do pushtues në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo, është një njeri që më shumë do kryeministrin e Serbisë sesa kryeministrin e Kosovës.

Ky njeri nuk ka nevojë për konstatime me mua, e gjithë shoqëria jonë e di këtë, më shumë të ndeshem ndaj kësaj dhe të paprekshëm janë ata që janë jashtë, se atyre nuk u shkon polici, nuk u shkon i forti, nuk u shkojnë tatimet dhe ata e ndjejnë dhe arsyen që kanë ikur, sepse këtu ka një opozitë të madhe që është diaspora, opozita e tyre kanë qenë këmbët që kanë ikur”, u shpreh Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Si Bushka dhe Ajola asgjësuan celularin e shtetases I.G që provat të mos binin në duart e SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, …