Tre apo katër muskëtierët e mëdhenj të partive të reja kanë mbyllur gojën dhe nuk kanë shqiptuar asnjë fjalë të vetme ndaj denoncimeve të forta të Arben Ahmetajt ndaj Ramës.
Ashtu sikurse mediat e kapura nga regjimi nuk kanë guxuar të japin asnjë pjesë të kësaj interviste o ashtu të ashtuquajturit politikanë të rinj nga Qorri tek Shaba kanë heshtur. Po pse kjo heshtje? Kush ua ka mbyllur atyre gojën? Ku janë këta korifenj që pretendonin të merrnin në dorë frenat e opozitarizmit?
Heshtja e tyre është e qartë. Arsyeja e ekzistencës së tyre në politikë nuk është ti bëjnë opozitë Ramës dhe as të bashkohen më zërat opozitarë edhe kur ato vijnë me ulërima edhe nga pjesë të PS. Arsyeja se përse ata janë kijuar është që ti bëjnë opozitë, opozitës ndaj edhe ata kanë mbyllur gojën, veshët dhe sytë për të mos parë dhe as dëgjuar se si Ahmetaj i denoncon atyre Ramën.