Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se, jeta e shfrenuar e luksit të Ramës u denoncua me fakte konkrete nga Ahmetaj.
“Jeta e shfrenuar e luksit u denoncua me fakte konkrete.
10 mijë euro të paguara nga ata të cilët i kanë ndërtuar pallatin në pajë këtij krimineli, të paguara në hotelet më të kushtueshme të Bolzanos, me emër, ku shkonte për detoksikim.
Këput kokainë ky dhe pastaj shkon të shpëtojë trupin atje.
A ka krim më të shëmtuar se ky?
Nuk janë vetëm këto. 17 çartera i ka paguar Edi Ramës një oligark për udhëtimet e tij.
Ne kemi denoncuar se vetëm me Ismailin e tij në Air Albania, në 140 udhëtime ka shpenzuar 21 milionë euro.
Arben Ahmetaj tregoi bilancet e kompanisë, për të cilën ky thoshte se më del më lirë, por në fakt Ismaili i tij i bëri gropën kompanisë, e falimentoi.
Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar para jush vjedhjen e tmerrshme me tunelin e Llogarasë.
Arben Ahmetaj ishte dëshmitar i pazarit në të cilin Rama-Balluku morën 50 milionë euro, duke i diktuar kompanisë turke se çfarë oferte do paraqiste dhe duke i thënë po aty, se ky këtu, ishte fjala për Gjokën, do ta japësh për 130 milionë euro. 50 milionë euro më lirë se sa ç’paguajnë taksapaguesit.
Ky është një rast super flagrant vjedhje e 5B, sepse Arben Ahmetaj futi një terminologji tjetër, 5B.
Jo më kot e kam quajtur unë Lubi Balluku se ajo përbën një hajdute të pandalshme me një etje të pashuar për të vjedhur në çdo gjë.
Nuk harroj kurrë kur si drejtore e Albkontrolit shpenzoi 220 mijë euro për zyrën e vet.
Një simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë kurrë. Kurrë.
Natyrisht kur vetë hap shishe 33 mijë eurosh, kur shkon në qendra detoksikimi 10 mijë euro java si person me bashkëshorten, kur shpenzon 20 milionë euro me avion taksi, kur blen një vazo 5 milionë euro sikur të ishe sheik apo sulltan, të sëmurët nuk hyjnë kund në radarin tënd, nuk mund të kesh ndjenja ti. Je aq i pashpirt. Unë nuk dua të shkoj më tutje në këtë, por Edi Rama me qëndrimin që ka mbajtur ndaj të sëmurëve në Spitalin Onkologjik ka treguar ligësinë personale më ekstreme. Që kurrë një njeri normal nuk mund ta tregonte”, tha Berisha.