Blerjet 2 milionë euro të Ajolës në tre vite

Ka disa informacione, sipas të cilave nga verifikimi i bërë nga SPAK-u, llogarive bankare të zonjës Xoxa, hyrje-daljeve dhe dokumentacionit të gjetur në sportelet duty-free të disa shteteve, zonja Xoxa gjatë 3 viteve ka rimarrë në formë rimbursimi TVSH-je, një shumë të përgjithshme që tejkalon shifrën 200.000 euro.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për blerje në dyqanet duty-free, por për rimbursime të shumave të paguara si TVSH në dyqane të shteteve ku ka qëndruar ose ka vizituar zonja Xoxa.

Vlera e TVSH-së është e ndryshme në shtete të ndryshme dhe në çdo rast, në daljen e fundme të pikës doganore të shtetit, ose zonës së vizituar, shuma e llogaritur si TVSH nuk kthehet e plotë. Një pjesë mbahet si tarifë përpunimi nga sporteli i duty-free ku kryhet rimbursimi.

Në përgjithësi shuma që përfitohet si rimbursim shkon nga 10-12% e shumës së paguar për mallin e blerë.

Në këtë rast, nëse bëjmë kalkulimin mbrapsht, rezulton se për një vlerë rimbursimi në të paktën 200.000 euro, blerjet duhet të kenë kapur shifrën totale të 2 milionë eurove.

Pra, vetëm sipas të dhënave për TVSh-në e rimbursueshme, shpenzimi për blerje mallrash nga zonja Xoxa, në një periudhe 3-vjeçare, duhet të kenë qenë më së paku 2 milionë euro.

Duhet konsideruar që rimbursimi nuk bëhet si proces i pakërkuar. Ai nuk është proces automatik dhe as procedurë që ndodh pavarësisht vullnetit të zonjës Xoxa.

Për të përfituar nga e drejta për kthimin e shumës, zonja Xoxa ka plotësuar formularë dhe dorëzuar fotokopjen e pasaportës pranë çdo dyqani ku ka blerë veshje ose sende të tjera (me sa duket me vlerë).

Është e lehtë që nga ato letra të verifikohet edhe nëse blerjet janë bërë me CASH ose me karta bankare. Siç është e lehtë të mbërrihet te çmimi për çdo fustan të dizajnuar nga gjyshja e zonjës Xoxa.

Në çdo rast do të bëhej fjalë për një total prej më shumë se 2 milionë eurosh. Kjo shifër e shpenzuar për blerje, nuk justifikohet me të ardhurat e çiftit Veliaj-Xoxa.

Është e qartë se ato nuk janë fonde të dala nga puna e zonjës Xoxa si juriste (për diplomimin e së cilës ka shumë dyshime) dhe as nga aktiviteti i saj si kuratore arti në vilën e marrë pa qira në Bllok. Ato fonde sigurisht janë dhurata të padeklaruara ose shuma bakshishi për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe/ose bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

E megjithëse bëhej fjalë për CASH të siguruar pa lodhje, zonja Xoxa është sjellë si një nikoqire e vërtetë, duke kërkuar kthimin e shumave të paguara si TVSH.

Përtej vlerësimit për nikoqirllëkun e treguar, zonja Xoxa duhet falënderuar edhe sepse me kaq, duke plotësuar kërkesa për rimbursim shpenzimesh, ka provuar shpenzimin përtej fondeve të ligjshme të familjes Xoxa./Ora-news

About Krye Redaktor

Check Also

Edi Rama do prokurorë e gjyqtarë që i japin çertifikatë ndershmërie Ols Ramës….

Nga Gazment BARDHI Lufta reale ndaj korrupsionit qeveritar është e vetmja mundësi që Shqipëria të …