Nga Ylli DYLGJERI
Duhet një natë dimri për të treguar vjedhjet e Ramës…Dhe këtë natë e gjetën sërrisht mbrëmë Peka me Ahmetajn për 3 orë rresht. Nuk e gjeti institucioni, ligji, politika, por e tregoj një azilant zëvendeskryeminister, që po të ishte këtu, në qeli, do vegjëtonte në mes kater murreve, do mbyllte gojën si te tere shokët apo kolegët e Tij që vuajnë burgun pasi “hëngrëm dardha” pas një Kryeministrit që ha pa u ngopur.
Zëvendskryeministri i një vëndi është në strukturën qeverisëse, është një institucion me Kryeministrin. Eshtë Kryeministri në mungesë. Eshtë Kryeministri në mungesë e me porosi.
Pra dje ra institucioni më i lartë i vëndit. Kryemimistri.
A ke më zoti Ahmetaj- pyet Peka?
Po – përgjigjet Ai, në ditët që vinë kam dhe të tjera, sa të më vij “memoria e humbur nga covidi”
Kalvari i vjedhjeve të renditura mbrëmë nga vjedhje deri plaçkitje, tregoj se si një familje mafioze mbretëron në një vend me kuazidemokraci. Mbrëmë dëgjuam sërisht Mafien qeveritare në aksion, dëgjuam se si e ka përdhosur shtetin një familje mafioze, një takëm banditësh që janë rritur, edukuar në vatra komunistësh, të zgjedhurish nga diktatura e djeshme.
Por meqë nuk mbaron këtu nuk durova dhe telefonova në azil Ahmetaj.
E pyeta: A ke më?
A të ka mbetur diçka pa thënë?
Po – më tha. Kam sërisht. Kam dhe të tjera për ditët që do vinë. Banditizmi nuk shteroi sonte, me ardhjen e kujtesës do t’ju informoj sërisht bëmat Rama në qeveri.
Dje sërisht më erdhi turp nga vetja për vëndin tim, për udhëheqësin tim, për heshtjen e medias kombëtare, për analistët e “anales”, që marrin taksa nga Unë, për shoqërinë indiferente, të trembur, të frustuar, servile, që ruan paratë e vëna në oxhak dhe hesht. Sot kudo në perëndim do të jepte dorëheqje Kryeministri. Por ne nuk kemi lidhje me perëndimin. Ne jemi akoma në parapolitikë…
Por a pati kurreshtje?
Urinë e kësaj interviste e gjeta në Fb tim, pasi zbardha tregimin e zotit Ahmetaj në disa rreshta. Pati kurreshtje, interes, revoltë, përçmim. Më bënë shumë komente e dhjetra shared për të mësuar se çka ndodhur në majë të piramidës shtetrore në këto vite. Jehona përfshiu më pas rrjetin, kafenetë, dhe bisedat ditore. Më tej…
Neser fillon ditë tjetër. Lajme të tjera, hajdutë të rinj, avaz i vjetër.