Skandal! Rama kërkon t’i japë mikut të tij “strategjik” tokën e ambasadës tonë në New York

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në intervistën për Çim Peka LIVE se, kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar që po dhuron copa Shqipërie për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, por ka dashur të japë edhe tokën e ambasadës tonë në SHBA.

Ahmetaj u shpreh se beson se, SHBA do të rikalibrojë të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

Intervista

Ahmetaj: Kam një gjë tjetër interesante me një ish-ministër, të më falë se nuk i kam marrë leje, por po e përmend. Ky të njëjtit person që desh t’i japë borxhin, ka dashë t’i japë tokën e ambasadës tonë, edhe sot po mundohen, që po merren me Ministrinë e Financave për të kthyer në truall ndërtimi oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kanë ikur fare nga trutë e kokës. Nuk ka më limit. Shqipëri copëtohet siç i do qejfi këtij. Por do kundërshtohet, do japin dorëheqje nga Ministria e Financave etj, etj. Dhe ka tentuar t’i japi tokën e ambasadës tonë në Nju Jork të njëjtit njeri që desh t’i japë borxhin. Dhe sot po mundohen.

Peka: Dhe ti ia refuzove?

Ahmetaj: S’ia refuzova unë, më ka ardhur Ditmir Bushati dhe më thotë, o vëlla ti i merr vesh këto, a mund të ndodhi kjo? I thashë Ditmir, don’t do it, është e paligjshme. Kjo një ditë do hetohet dhe do ta kesh punën shumë keq. Ore çfarë po ndodh me ligjin e investitorëve strategjikë, unë e kam mbrojtur në parlament, por për 3 deri në 5 vjet. Po jo 12 vjet. Sot ky po e përdor ligjin e investitorëve strategjikë për të ndarë Shqipërinë. E di cfarë ka plan ky, që një ditë kur mos jetë në pushtet, të gjitha arteriet ekonomike të vendit t’i ketë ky në dorë. Koncesionet janë njerëzit e tij të afërt. Thumanë-Kashar kujt ia jep? Ky e ka ditur çfarë ka ndodhur me Astirin, për të mbuluar atë ky na shkarkoi 8 ministra. Dokumentet kanë qenë fallso.

Peka: E ka ditur?

Ahmetaj: Jam i bindur. Për çfarë merr prapë projekt publik një njëri i lidhur me atë falsifikim. Budalla është populli shqiptar? Unë kuptoj se shqiptarët flenë një moment se i ka pickuar miza dhe i ka mpirë. Po zgjohen. Po pse ia jep mo një projekt 1.3 miliardë një njeriu të lidhur me mashtrimin? Pse ia jep? Pra, qëllimi i këtij është, ky do përdori çdo gjë për të qëndruar në pushtet, unë dua socialistët në pushtet, socialistët mo, ky nuk ka lidhje me socialistët. Dhe, nesër do t’i ketë të gjitha arteriet ekonomike, portet po, rrugët po, turizmin po, kazinotë po, e dëgjove ca tha Trumpi, kartelet e drogës do shpallen terroriste?, Po mirë mo, një pyetje kam, a ka marrë ndonjë i lidhur me kartelet e drogës, a i ka dhënë ky licencë kazinoje? Ç’punë ka ky mo me licencat e kazinove? Pse gënjen publikun. Siç i gënjen që tha së vajta në NBA se do bëj akademinë e NBA në Durrës. Po pse mo kush jemi në, serbët, finlandezët që po zhvillojnë basketbollin, ne kemi basketboll modest. Ky tallet me shqiptarët, po ne qofshim. Altin Dumani me këto të merret. Siç bën për inceneratorin e Tiranës që duan t’ia ngecin Taulant Tushës, ça ka bërë Tusha mo, ai ka qenë punonjës. Po kujt mo dua këta t’ia ngecin?

E di çfarë ka ndodh me respiratorët. Ka pasur një tender të shëndetësia për respiratorët, respiratorët në bazë të SPAK-ut kanë kushtuar 2 mijë euro, këto u blenë 6400 euro. Hitet nga 2 dollarë u blenë me nga 6 dhe 9 dollarë. Tashi ca thotë SPAK? Nuk ka vepër penale thotë, thjeshtë komisioni gaboi pak se nuk konsultoi çmimet ndërkombëtare. Ej, nuk është sajim, është në dosjen e SPAK.

Të më dalin edhe ndërkombëtarët tani dhe të më tregojnë çfarë reforme në drejtësi është kjo.

Gjykata speciale dhe prokurori speciale ka patur vetëm 3 herë në Shqipëri.

Më 1924 pas revolucionit të ’24, armiqtë e Zogut u futën në burg, po jo kaq rëndë, në 1945 filloi me Gjergj Kokoshin dhe përfundoi ‘I don’t now’ dhe kjo sot.

Dhe trajtohen politikanët, se është interesante, se nga njëra anë themi Shqipëria ka ndryshuar, dhe nga ana tjetër trajtohen politikanët sikur të kenë qenë me egërsi e urrejtje sikur të kenë qenë oficerë në Mat’hauzen, që guxon ti heroi i fëmijëve të mi që miqtë e mi të kenë frikë të thonë, si je vëlla, apo familja ime të ketë frikë të më marrë në telefon. Kjo tregon mungesë aftësie shtet-formuese, këtu ka rënë Shqipëria sot. Pse mo, Erion Veliaj është 50% pronar faktik i inceneratorit, nuk meriton të trajtohet ashtu, kurse Benet Beci ndryshe, pastaj prapë, për Erionin, mbaje këtë se me duhet ta vras. Ne kemi bërë gabime, por kemi punuar, nuk kemi qenë armiq. Ç’është more ky trajtim? Pra mos e lidh me Ben Ahmetajn, asnjë njëri nuk duhet të trajtohet pa dinjitet. E kanë nëpërkëmbur Veliajn nëpër media, ai ka qenë një strategët e sulmit ndaj meje, por nuk duhet të trajtohet ashtu. Merru me Belindën mo, pse nuk merresh me atë, pse nuk merresh me inceneratorin e Tiranës. Kemi faktin te porti, 60 milionë euro do jepen reklama.

Peka: Do blihen mediat.

Ahmetaj: Po, do blihen mediat. McGonigal e thamë, biletat e NBA e thamë, ambasada jonë ne Nju Jork e thamë, nuk do merrem më në respekt të asaj zonjës…

Peka: Ore, ndale pak, për çfarë respekti flet ndaj asaj zonjës, e di që ke punuar me të, por në qoftë se gruaja e kryeministrit pranon të marrë para për të matur punën e qeverisë së burrit… dhe ti ma thua kam respekt?

Ahmetaj: Më thoni një vend tjetër në botë që gruaja e kryeministrit merr para për të matur punën e burrit, është konflikt interesi i pastër, respekti nuk është për këtë, se s’dua t’i hyj të tjerave. Po këto BB, FMN ku janë, e dinë që është konflikt i pastër interesi.

Pasuria ime ka ardhur në rënie nga koha që kam hyrë në qeveri.

Edhe një ngacmim tjetër mes Onkologjikut dhe kopshtit të Edenit, ku Rama pi verë me kreun e organizatave kriminale.

Peka: Po thoni që Rama pi këtë lloj verë që kushton 33 mijë e 600 dollarë me elementë të krimi të organizuar?

Ahmetaj: Po. Rasti im është fenomen i pastër ku drejtësia është e kapur nga politika dhe është edhe falsifikim. Dhe nuk kanë asnjë provë, kanë një shkresë që është opinion për vendim qeverie. Nuk kam firmosur kurrë, por meqë nuk kanë ku kapen, thotë dyshohet që është një nga… aty firmos Rama, përmes Niko Peleshit, këtej matanë firmos Erioni, firmosin të gjithë, unë jo, dhe ata janë të lirë, unë… dhe duan që punën e Erjolës ta quajnë fiktive. Pronat e mia që ka shitur unë, kam shitur pronat e mia, këta thonë ke shitur… pastrim para, jo po shiko se…

Peka: Dhe ku është çështja juaj në këtë moment?

Ahmetaj: T’ju them një gjë flagrante. Kushtetuta ka një nen që thotë se shtëpia apo banesa ku banon deputeti do aprovim nga parlamenti. Tani unë në Lalëz jetojnë Keilis me Erjolën, në bazë të vendimit të gjykatës Europiane ne konsiderohemi familje, aq më tepër që fëmija e përforcon familjen, këta kanë hyrë në shtëpinë time pa leje të parlamentit. Këta i kanë hyre në shtëpinë time në emër të Erjolës pa leje, po pse e ka rrujtë Gjykata Kushtetues apo GJKKO, ore fare nuk i rruhet. Gjykata Kushtetuese thotë ou, pse me Ben Ahmetajn do merrem unë tani. Dy gjyqtarë nuk kontrollon ky në Gjykatën Kushtetuse, ore këta i kanë mohuar bukën fëmijëve. Brenda standardit të SPAK, këta kanë shkuar të shtëpia e Erjolës, të cilën nuk e konsideron gruan e Benit, derisa hyri pa leje të parlamentit, dhe pastaj e akuzon për mosdeklarim se është gruaja e Benit? Ore çfarë standardi ke? Si në njërën anë qenka gruaja ime, në tjetrën jo. Si shpenzon 20 milionë dollarë në gjithë botën për mua, apo që ke kapur se unë kam fluturuar në një avion me Mirel Mërtirin me 200 veta, ndërsa Olsi ka udhëtuar 7 herë, nuk kam gjë me Olsin, por standardet…

Peka: Edhe një pyetje se po shkojmë gati 3 orë. Çfarë prisni pas kësaj interviste?

Ahmetaj: Ti i ke fëmijët e rritur, dhe shyqyr Zotit t’i kesh me jetë dhe nuk e ke parë këtë filmin me boba. Dhe sygurdulluari te filmi për kalamaj isha unë, ti ishte qimja, kanë shkuar deri te NETFLIX për fëmijë… unë pres që unë Erjola dhe Albina të jemi grup i strukturuar kriminal… dhe të zihemi se kush është kryetari. Unë i pres të gjitha, unë pres të ndërhyhet në Gjykatën Kushtetuese, unë pres çdo gjë, se kështu është bërë këtu, se në gjithë botën prokurorëve u dridhen këmbët nga gjyqtarët, këtu u dridhen nga SPAK. Të thashë që jam kërcënuar. Unë pres që Altin Dumani dhe Millonai të kërcënojnë siç kërcënuar se do e çonin te vendi i shurrës atë kushërirën, pres shumë nga Dumani se e ka personale më mua. Nga kreu i organizatës pres shumë. Unë nuk përjashtoj dhe nuk habitem më nga asgjë, po ta shohësh edhe në ato diskutimet e EncroChat ky paska futur në sherr dhe ata të krimit me njëri-tjetrin.

Një gjë dua ta them, reforma në drejtësi është një investim i  rëndësishëm, fatkeqësisht i deformuar. Nuk është bazuar, është nisur të bazohej, por nuk u zbatua në praktikë për shkak të vetingut që u bë nga qeveria, nga motra e zëvendëskryeministres, nga këshilltarja e Engjëll Agaçit, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, nga motra dhe miqtë më të afërt të kryeministrit dhe kanë bërë dosje për prokurore e gjykatës dhe i komandojnë përmes tyre. Shikoni Gjykatën e Lartë, keni njerëz familjarë të drejtuesve socialiste. Unë kam një shpresë shumë të madhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta rikalibruar reformën në drejtësi që të bazohet vërtetë te drejtësia, te të drejtat e njeriut, të prezumimi i pafajësisë… nuk mundet më që një vend të mburret me kamxhikun. Nuk ka vend që mburret me kamxhikun, vendet mburren me ligjin. E mban mend kur ra Lehmann Brother, kjo u nis si nisëm e sinqertë, por që rrugës u manipulua. Por çfarë ndodhi, u korrigjua. Kështu që unë kam shumë besim që SHBA do ta rikalibrojë këtë reformë në drejtësi.

Peka: Zoti Ahmetaj unë të falenderoj. Jam i sigurt që do jemi shpejt sërish. Po ta shikosh jemi në intervistën e e tretë, njëlloj siç ka ndodhur me intervistën e parë dhe të dytë, reagimet nga SPAK janë zero, edhe pse indicie ka plot, por SPAK nuk lëviz, lëviz vetëm kur i shkon ndonjë gazetar, apo Idajet Beqiri. Megjithatë, ish-zëvendëskryeministri sonte ka përmendur shumë emra dhe shumë ngjarje, që shumë personazhe do duhet t’i pranojnë ose t’i përgënjeshtrojnë.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …